By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj”
Rajon / Botë

Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 9:58 AM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Mijëra gjeorgjianë kanë vazhduar protestën e tyre në Tbilisi në orët e para të 15 majit kundër Ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj”, i cili u miratua në Parlament një ditë më herët.

Ky ligj, që u shty përpara nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka nxitur protesta për javë të tëra. Ligji po ashtu është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidentja Salome Zurabishvili, e cila ka mbështetur protestat paqësore, është zotuar se do të vendosë veto ndaj ligjit. Ajo ka dhjetë ditë afat që të ushtrojë të drejtën e saj të vetos.

Megjithatë, Ëndrra Gjeorgjiane dhe partnerët e saj në Parlament kanë vota të mjaftueshme për të shfuqizuar veton e presidentes.

Më 15 maj, Zurabishvili do të mbajë një konferencë për media së bashku me ministrat e Jashtëm të Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Islandës të cilët po vizitojnë Tbilisin.

Mbrëmjen e 14 majit, protestuesit marshuan nga ndërtesa e Parlamentit për 2 kilometra drejt Sheshit të Heronjve, që gjendet në qendër të kryeqytetit gjeorgjian, ku policia arrestoi me dhunë të paktën dhjetë persona, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë nga afër protestën.

Më 14 maj, në leximin e tretë dhe final, ligjvënësit votuan me 84 vota për dhe 30 kundër ligjit të prezantuar nga Ëndrra Gjeorgjiane, parti e cila ka përdorur forcat e sigurisë për të shtypur dhunshëm protestat që janë mbajtur javëve të fundit. Policia ka përdorur topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Pas miratimit të legjislacionit, protestuesit e zemëruar, të mbledhur jashtë Parlamentit, thyen barrierat e metalit të vendosura afër ndërtesës dhe policia u përlesh me ta. Të paktën 13 persona u arrestuan, disa prej të cilëve u arrestuan me dhunë.

Po ashtu, brenda Parlamentit, para se legjislacioni të hidhej në votim pati përleshje mes ligjvënësve të Ëndrrës Gjeorgjiane dhe atyre opozitarë.

Ligji i miratuar nga Parlamenti gjeorgjian është dënuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe grupet për të drejtat e njeriut, pasi kanë argumentuar se është i ngjashëm me ligjin që presidenti rus, Vladimir Putin, përdor për të shtypur disidencën dhe institucionet e pavarura.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, që gjendet në Tbilisi, tha se raportet e Uashingtonit me Gjeorgjinë do të rrezikohen dhe ndihma e SHBA-së për këtë shtet do të shqyrtohet, kur legjislacioni zyrtarisht të shndërrohet në ligj.

“Kjo është një ditë e errët për demokracinë gjeorgjiane”, tha një grup prej 11 senatorësh amerikanë përmes një deklarate të lëshuar pas votimit.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Tbilisi thanë se miratimi i ligjit “kërcënon lirinë e shprehjes” dhe u bënë thirrje autoriteteve të hetojnë dhunën ndaj protestuesve.

Tubimet masive kundër këtij ligji janë protestat më të mëdha të organizuara në Gjeorgji që kur shteti shpalli pavarësinë më 1991.

Sipas ligjit, tashmë të miratuar në Parlament, mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse duhet të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesat e një fuqie të huaj” nëse ato pranojnë më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

4 organizata të shoqërisë civile kërkojnë miratimin e draftstatutit të UP

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Kurti bën homazhe në Marinë dhe te varri i komandant Ilaz Kodrës
Heshtja për Ukrainëne në Samitin e SCO-së është dobësia e Putinit, thotë ish-analist i CIA-s
Kurti ka bërë kallëzim penal kundër kryeministrit te Mali i ZI Spajiq
NATO nis misionin për të mbrojtur infrastrukturën nënujore të Balltikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?