By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!
Opinion

Veriu i vendit Trieste e dytë në Ballkan!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 8:32 AM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Interesi i shtetit duhet të shikohet nga mundësitë tona, nga aspekti gjeostrategjik dhe historik e jo nga dëshirat tona. Duhet maturi dhe guxim në veprime, duhet vizion dhe largpamësi politike për të nxjerrë atë që është e mundur e jo nxitje nga dëshirat dhe ambiciet për ngritje të imazhit personal mbi fatkeqësinë e vendit.

Analogjia e Veriut me Triesten

Pas përfundimit të luftës, të gjitha shtetet me konteste territoriale problemet i kanë zgjidhur ose janë detyruar t’i pranojnë zgjidhjet e ofruara nga ndërmjetësit ndërkombëtar sipas parimeve të etnitetit për të arritur zgjidhje përfundimtare dhe paqe afatgjatë në atë rajon.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Trieste deri në vitin 1954 zyrtarisht ka qenë pjesë e Jugosllavisë, derisa është arritur marrëveshja ndërkombëtare, sipas së cilës Trieste i kthehet Italisë.

Sikurse që ishin të kota parullat e Titos, “Jetën e japim, Triestën s’e japim”, të kota mbeten edhe zotimet tona folklorike, “Pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, pasi ajo u nda në Parlamentin e Kosovës në dysh: Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore!

Kosova duhet të qëndroj unike edhe atëherë kur ndodhë dështimi i anëtarësimit nëpër organizata relevante ndërkombëtare, të cilit do nivel qofshin ato, për të mbledhur energji për vazhdimin e betejave tjera për të ruajtur integritetin e shtetit, sovranitetin dhe stabilitetin afatgjatë politik në vend.

Kosova me unitetin e saj politik duhet të dëshmoj vendosmëri dhe konsistencë në rrugëtimin evro-perëndimorë, përkatësisht të integrimit gradual në organizatat ndërkombëtare.

Kosova assesi nuk guxon të mbetët peng i një asociacioni, e aq më pak i tekeve personale të një lidershipi, cili do qoftë ai.

Sikur ta kishim çliruar vendin tonë vetë pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do të kishim pasur plotësisht të drejt t’iu qëndrojmë besnik dëshirave dhe tekeve tona personale dhe kolektive, por jo, kur edhe tani pas 25 viteve, KFOR-i (NATO) është forca kryesore mbrojtëse e tërësisë territoriale të vendit tonë.

Nuk guxojmë të harrojmë edhe faktin tjetër, që Kosova në Bruksel më 2013 dhe 2015 e ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin, të ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilën e ka pranuar “pa e nënshkruar”, pra është zotuar edhe kryeministri aktual në marrëveshjen e Ohrit vitin e kaluar!

Stop lojërave me hipokrizi

Tendenca për t’i ikur përgjegjësisë politike duke mos e zbatuar marrëveshjen e dakorduar është thikë me dy tehe për Kosovën. Nuk është aspak e ndershme për kryeministrin aktual, që në njërën anë të thirret në patriotizëm ekstrem, kurse në tjetrën të dorëzohet krejt siç ishte rasti me kishat dhe manastiret serbe, të cilat i fuqizojë me territor dhe kompetenca legjislative në shtetin ‘laik’ të Kosovës!

Albin Kurti e di mirë që do të jetë e kotë çdo orvatje për t’u ikur zotimeve ndërkombëtare, prandaj po i bën këto lojëra me hipokrizi për konsum të brendshëm politik.

Për ta ‘bashkuar’ Mitrovicën dhe mbajtur Veriun e vendit, Kosova duhet ta ketë forcën ushtarake të barabartë me atë të Serbisë dhe dyfish më të madhe sesa të NATO-s dhe të partnerëve tonë që po na rekomandojnë pareshtur themelimin e Asociacionit.

Aventurat politike të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë me rrezikshmëri të lartë për ekzistencën e shtetit dhe jetën e qytetarëve. Andaj, më mirë është t’i vihet kapak një herë e mirë kësaj pune dhe Kosova të kthehet kah e mbara, kah rruga e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të saj në familjen e madhe evropiane.

Për të bërë një analizë të thellë dhe të thuktë politike kërkohet kohë dhe hapësirë e madhe mediatike, por prapë se prapë unë nuk i vë kapak asnjë vendimi politik! Janë politikanët ata që duhet të tregohen të vëmendshëm në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, për të mos u ndjerë të penduar nesër para qytetarëve të vendit.

You Might Also Like

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ish-zyrtari i Fideszit synon të çlirojë Hungarinë nga korrupsioni dhe Orbani

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Media spanjolle, “A21”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i vizitorëve
Malaj: Bizneset gjermane në rajon, në funksion të integrimit në BE
Alban Skënderajn me koncert ne Milano tubon mijëra shqiptarë
Meksikë: 11 pasagjerë të vdekur, 12 të plagosur nga përmbysja e autobusit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?