By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjidhet juria në gjyqin për korrupsion kundër Senatorit Menendez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjidhet juria në gjyqin për korrupsion kundër Senatorit Menendez
Rajon / Botë

Zgjidhet juria në gjyqin për korrupsion kundër Senatorit Menendez

Kosova Times
Last updated: 2024/05/15 at 9:42 PM
Kosova Times Published May 15, 2024
Share
SHARE

Të mërkurën përfundoi procesi i përzgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj senatorit demokrat Robert Menendez. Ai akuzohet për korrupsion lidhur me atë që prokurorët federalë e kanë quajtur një skemë shumëvjeçare marrje ryshfeti, nga e cila kanë përfituar qeveritë e Egjiptit dhe Katarit.

Gjyqi kundër senatorit të Nju Xhersit pritet të fillojë të mërkurën pasdite në Manhatan. Gjykatës i rastit është Sidney Stein dhe procesi mund të zgjasë deri në fillim të korrikut.

Senatori 70 vjeçar Menendez përballet me 16 akuza penale mes tyre marrje ryshfeti, mashtrim dhe se ka vepruar si agjent i huaj.

Ai po gjykohet së bashku me biznesmenët e Nju Xhersit Wael Hana dhe Fred Daibes. Procesi kundër gruas së senatorit, Nadine Menendez është planifikuar të fillojë më 8 korrik. Vonesa në këtë rast, sipas avokatëve të zonjës Menendez, ka të bëjë me gjendjen e rëndë shëndetësore të saj.

Të gjithë të pandehurit kanë thënë se janë të pafajshëm. Ky është rasti i dytë kundër senatorit. Procesi i parë kundër tij më 2017 përfundoi pa një vendim pasi juria nuk arriti të dalë me një qëndrim unanim për rastin.

Zoti Menendez i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

PARA NË DORË, AR DHE NJË MERCEDES-BENZ

Prokurorët pritet të zbulojnë detaje në lidhje me atë që e konsiderojnë si një grup kompleks personash të korruptuar që funksionoi nga viti 2018 deri më 2023.

Senatori Menendez akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet nga biznesmenët Hana dhe Daibes si dhe një përfaqësues kompanie sigurimesh, Jose Uribe, në këmbim të favoreve politike si dhe ofrimit të për Egjiptin dhe Katarin.

Prokurorët kanë thënë se senatori premtoi të ndihmonte Egjiptin të siguronte blerjen e armëve amerikane. Ai ndihmoi biznesmenin Hana të krijonte një monopol fitimprurës duke mundësuar certifikimin e eksporteve të mishit nga Egjipti, si produkte në përputhje me ligjin islamik. Ai u përpoq të ndihmonte biznesmenin Daibes të siguronte miliona dollarë nga një fond investimesh nga Katari.

Ai gjithashtu u akuzua për përpjekje për të ndërhyrë në një çështje penale federale kundër zotit Daibes në Nju Xhersi dhe në çështjet penale shtetërore që përfshinin dy nga bashkëpunëtorët e zotit Uribe.

Prokurorët kanë thënë se agjentët e FBI-së gjetën më shumë se 480,000 dollarë para të gatshme në shtëpinë e senatorit Menendez, shumë prej të cilave ishin fshehur mes rrobave, ne dollap dhe në një kasafortë.

Ryshfetet përfshinin gjithashtu më shumë se 100,000 dollarë në shufra ari dhe një makinë tip Mercedes-Benz me vlerë 60,000 dollarë, sipas prokurorëve.

Zoti Uribe në muajin mars pranoi se ishte fajtor për dhënie ryshfeti dhe mashtrim dhe ra dakord të bashkëpunonte me prokurorët.

Ndërsa gjyqi ndaj Nadine Menendez nuk ka filluar ende, avokatët e burrit të saj kanë sugjeruar se ata mund ta mbrojnë senatorin, duke u përpjekur të fajësojnë bashkëshorten e tij për fshehje të informacionit dhe përpjekje për të bind senatorin se veprimet e tij ishin të ligjshme.

Robert Menendez u bë senator në vitin 2006. Përpara se të akuzohej, ai ishte favorit për zgjedhjet e nëntorit për të fituar një mandat të katërt në Senat.

Por mundësitë e tij për rizgjedhje tashmë janë të pakta sipas sondazheve të fundit që tregojnë mungesë të madhe të përkrahjes për zotin Menendez.

Ai ka thënë se nëse shpallet i pafajshëm do të kandidojë si i pavarur. Sipas një sondazhi të kryer në muajin mars nga Universiteti ‘Emerson’ televizioni ‘PIX11’ dhe faqja e internetit ‘The Hill’ që publikon lajme për Kongresin, vetëm 9% e votuesve të anketuar thanë se do ta preferonin atë në vend të një demokrati apo një republikani.

Senatori nuk i ka pranuar thirrjet për dorëheqje të bëra nga i gjithë spektri politik, por hoqi dorë nga drejtimi i komisionit me ndikim të Senat, atij për Marrëdhëniet me Jashtë pas aktakuzës kundër tij në shtator.

You Might Also Like

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

Kosova Times May 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Oda Amerikane zhvillon një tryezë të rrumbullakët me ministrin Peci

Kosova Times Kosova Times July 9, 2024
Një person në Prizren gjendet i vdekur në banesën e tij
December 23, 2024
IKD: Besnik Tahiri deputeti më aktiv, Ganimete Musliu nga deputetet gra
Ramush Haradinaj përkujton vëllanë, Luanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?