By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Australi: Tre të vdekur nga të shtënat, policia kërkon sulmuesin
January 22, 2026
ShBA arritën atë qe donin, udhëheqësit e NATO-s e lajkatuan Trumpin
January 22, 2026
Dy mjekë të ORL-së kryejnë mbi 400 operacione në Spitalin e Mitrovicës
January 22, 2026
Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
January 22, 2026
Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu
Lajme

Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

Kosova Times
Last updated: 2024/05/16 at 11:08 PM
Kosova Times Published May 16, 2024
Share
SHARE

Sot, në 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit të shquar dhe atdhetarit Ukshin Hoti nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjuca e cilësoi atë njeri të pathyeshëm, që me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në çlirim.

Në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe të Rahovecit, kryetari Konjufca tha se Ukshin Hoti atdhedashurinë e kishte të rrënjosur thellë në zemër. Ai tha se Hoti ishte prej intelektualëve të rrallë që popullin e donte ashtu siç i ka hije çdo atdhetari, përderisa edhe fatin e ndau bashkë me atdheun.

I pari i Kuvendit theksoi se Ukshin Hoti e ngriti një popull në këmbë, për të kërkuar liri e republikë, duke qenë i pari në protesta, i pari në demonstrata.

“Jemi këtu sot për të kujtuar jetën dhe veprën e njërit prej patriotëve dhe intelektualëve tanë të rrallë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, por edhe i cili ka lënë trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, konceptuale dhe teorike për popullin tonë”, theksoi kryetari Konjufca, duke shtuar se Ukshin Hoti i përmbledh virtytet më të larta që i nevojiten një personaliteti për t’u konsideruar figurë e kompletuar intelektuale dhe kombëtare.

Duke lartësuar figurën dhe kontributin e Ukshin Hotit, kryetari Konjufca tha se vepra e tij është busulla jonë, udhërrëfyesi që do frymëzojë të gjithë ata që janë pjesë e proceseve politike e shoqërore, jo vetëm të Kosovës, por të kombit shqiptar në tërësi.

Në këtë ceremoni nderimi e përkujtimi nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Inspektorati në Mitrovicën e Jugut liron hapësirat publike

Në Bruksel sot pritet takimi i radhës në kuadër të dialogut

Pa aksidente me fatalitet, mbi 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

Kosova Times May 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Szunyog: BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
E huaja denoncon shtetasin shqiptar per dhune psikike
Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e Banjskës
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistët kontribuues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?