By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj
June 10, 2025
Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën
Lajme

Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/16 at 11:03 PM
Kosova Times Published May 16, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet, pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar Traktatin e saj të enjten.

Autoritetet e Kosovës pritet ta njoftojnë sot zyrtarisht Danimarkën për dështimin e ratifikimit në Kuvend të këtij Traktati, për të cilin këto dy vende kishin arritur marrëveshje fillimisht në vitin 2021.

“Tash duhet të negociojmë me Danimarkën a të shkojmë me këtë variant, apo si duhet të veprojmë më tutje, nuk mund të them tani çfarë do të ndodhë, mirëpo qëllimi ynë është ta riadresojmë sërish këtë marrëveshje. Varet edhe prej autoritete daneze se si do të ecim tutje”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë.

Lidhur me këtë, REL-i ka pyetur edhe Qeverinë e Danimarkës, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023.

Por, Kuvendi dështoi ta kalojë Traktatin të enjten, pasi ai u mbështet vetëm prej 75 nga 80 votat e nevojshme të deputetëve.

“Dështimi i sotëm i dy marrëveshjeve ndërkombëtare, nënkupton që të njëjtat rikthehen në pikën zero – në kuptimin që juridikisht ato nuk mund t’i risjellen më Kuvendit për rishqyrtim”, tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili e vëzhgon punën e Kuvendit.

Traktati me Danimarkën dhe marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, ishin dy marrëveshjet e vetme ndërkombëtare që nuk u miratuan të enjten nga Kuvendi i Kosovës.

Miratimi i Traktatit me Danimarkën dështoi pasi i mungoi mbështetja e shumicës së deputetëve të dy partive më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.

Mospërkrahja e kësaj marrëveshjeje, sipas Sallahut “ka cenuar rëndë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës”.

“Gjithashtu [mospërkrahja] i ka humb Kosovës 210 milionë euro për 10 vjet që do t’i fitonte Kosova. Ato para do t’i shpenzonim për mirëmbajte në Qendra tjera Korrektuese, e për sundimin e ligjit, e të tjera”, theksoi Sallahu.

Pas dështimit në Kuvend, Sallahu thotë se nuk ka pasur asnjë keqkuptim ligjor lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, derisa veprimin e deputetëve mospërkrahës e konsideroi “të pabazuar”.

“Deri sot asnjë arsyetim i saktë, i drejtë mbi këtë marrëveshje nuk është dhënë nga asnjë deputet i Kosovës, përveç se u është dukur e çuditshme si praktikë”, thotë Sallahu.

Ai bën të ditur se janë të interesuar të shohin të gjitha modalitetet për veprime të mëtejme në mënyrë që të arrihet deri të dërgimi i serishëm i kësaj marrëveshjeje në institucionet e Kosovës, në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.

Traktati kishte kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihej që Danimarka të merrte në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta, në burgun e Gjilanit – pjesa lindore e Kosovës.

Në këmbim të kësaj, Kosova do të kishte përfituar mbi 200 milionë euro.

Nga shuma 200 milionë euro – sa parashihej të përfitonte Kosova – 30 milionë ishin planifikuar të shkonin për energji të ripërtrishme, ndërsa pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Danimarka, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, do t’i dorëzonte Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh.

Ndërsa pagesa do të bëhej në norma tremujore, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë.

Sipas Traktatit, Danimarka nuk do të dërgonte të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut.

Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Autoritetet në Danimarkë kanë thënë më herët se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

You Might Also Like

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Zyra e VV-së dhe eskorta e Kurtit në Skenderaj sulmohen me vezë

Kosova Times May 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
KFOR-i amerikan patrullon për siguri afër Leposaviqit
Maqedonci: KFT përfundoi me sukses ushtrimet ‘LFX’ dhe ‘Fortuna 4’
Gazeta më e vjetër hebraike për Dodik: Mohuesi i gjenocidit flet për antisemitizmin – një turp për Izraelin
Patrushev akuzoi Ukrainën për sulmin terrorist në Crocus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?