Përmes një reagimi në rrjetin social X, Hoxhaj është shprehur se sot, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.

“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusia dhe Serbia!”, ka shkruar Hoxhaj.