By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit
Lajme

Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 10:01 PM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës takohen sot në Strasburg në sesionin vjetor me rastin e 75-vjetorit të themelimit të kësaj organizate, por çështja e pranimit të Kosovës në këtë mekanizëm nuk është në agjendë. Qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut të BE-së për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që së fundmi ishte vendosur edhe si kusht për Kosovën për anëtarësimin në këtë organizatë.

Mosmarrëveshje mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme

Një letër zotimi që Kosova e dërgoi në KiE, ku thuhet se Kosova do ta hartojë deri në fund të muajit maj një draft statut të saj për Asociacionin nuk gjeti mbështetje nga mekanizmat ndërkombëtarë, por as edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se letra e dërguar në KiE nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ishte koordinuar me të.

Në letrën e Gërvallës, thuhet mes të tjerash se “projekt statuti i frymëzuar në bazë të një propozimi të hartuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert në janar të vitit 2023, do t’i dërgohet për interpretim Gjykatës Kushtetuese të Kosovës deri në fund të muajit maj”.

Këshilltari i presidentes Bekim Kupina, thotë se presidentja “nuk e përkrah këtë letër”. “Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës. Kjo letër nuk është e tillë”.

Letra e krerëve evropianë

Ma datën 15 maj ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kishte marrë një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Georgia Meloni, të cilët kanë shprehur mbështetje për propozimin e BE-së për Asociacionin, dhe jo vetëm për zotimet e Prishtinës, pa hapa konkretë. “Së pari, projekt statuti i paraqitur nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim xhentëlmenësh”. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Si i tillë ai gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale, Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, thuhet në letrën e tre udhëheqësve evropianë. Ne letrën e Macron, Scholz dhe Meloni, nënvizohet qartë se “ekziston rrezik real që pa përparim vendimtar për Asociacion, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

BE nuk e vlerëson dot shpejt propozimin e Kosovës

Bashkimi Evropian ndërkaq, tha të enjten vonë se e ka të pamundur ta vlerësojë tash për tash ndonjë propozim për draft statut për Asociacionin të Qeverisë së Kosovës përderisa nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se një draft i tillë duhet të diskutohet edhe me Serbinë dhe me BE si ndërmjetësuese e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Përmbajtja e një statuti, që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ta përpilojë, është e panjohur dhe nuk është diskutuar as me Serbinë, e as me ndërmjetësuesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Prandaj, është e pamundur që të vlerësohet përputhshmëria e tij me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Peter Stano.

Kosova ka më shumë se një vit që ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Sipas këtij raporti, “Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës”. Por vendet kryesore evropiane e kushtëzuan votimin me konkretizimin e hapave të parë drejt themelimit të Asociacionit. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin qysh në vitin 2013. Në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideroi se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës. /DW

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Trajneri i PAOK-ut sulmoi vetë disa tifozë të AEK-ut dhe u ndëshkua rëndë, mori një pezullim

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Autoritetet ukrainase mund të kërkojnë ekstradimin e rekrutëve që u arratisën
Pelé 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra
Maqedonci fton vajzat e gratë t’i bashkohen FSK-së
Papa Françesku hospitalizohet pas problemeve me frymëmarrje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?