Kështu ka vlerësuar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet. Ai në një postim në platformën X ka thënë se ky veprim i Komitetit të Ministrave të KiE-së do të ishte një sinjal të qartë ndaj Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane.

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e Asociacionit. Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, ka shkruar Knaus.