By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian i paalternativë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian i paalternativë
Lajme

Krasniqi: Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit evropian i paalternativë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 5:41 PM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Krasniqi pas dështimit në KiE: Ditë e hidhur për Kosovën, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët e saj pasi sot dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

Krasniqi ka thënë se në vend se të konkretizohej një sukses që do të forconte demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtetësinë e Kosovës, e për çfarë është punuar gjatë, “sot jemi dëshmitarë të humbjes së mbështetjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Kjo Qeveri, ky pushtet, pa përjashtuar asnjë nga përgjegjësit e institucioneve shtetërore, dështoi ta finalizojë një punë thuajse të kryer. Mbështetjen e ktheu në injorim. Besimin në zhgënjim. E të ardhmen e sigurt të qytetarëve tanë – e shndërroi në faturë të lartë politike që duhet ta paguajnë po ata”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ishte përfitim i madh për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

“Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës në mars të vitit 2022, si PDK kemi insistuar menjëherë që Kosova të nis procedurat për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, duke e dhënë mbështetjen tonë të parezervë në çdo hap të këtij procesi. Fatkeqësisht, sot, dy vite më vonë, kur gjithçka ishte gati pasi kishim siguruar mbështetjen e nevojshme, për shkak të paaftësisë së plotë dhe papërgjegjësisë së skajshme të Qeverisë sonë, edhe kjo mundësi u humb. Akoma më keq, një rast i tillë nuk e dimë se kur do të na paraqitet prapë”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës sot kanë çdo të drejtë të ndjehen të indinjuar dhe të papërfaqësuar, sepse, ata dhe shteti i Kosovës, kanë merituar më shumë dhe më mirë.

“Për PDK-në, rrugëtimi drejt integrimit evropian të shtetit tonë është i paalternativë. Përkushtimi ynë për drejtësi, demokraci dhe të drejta të plota për çdo qytetar të Kosovës mbetet i palëkundur. Prandaj, shkuarja në zgjedhje të parakohshme, krijimi i një Qeverie të re, kredibile, kompetente dhe të përgjegjshme, që e heqë Kosovën nga izolimi dhe e orienton nga integrimi i sigurt euro-atlantik – është e domosdoshme. Sot, edhe zyrtarisht ky pushtet e ka humbur legjitimitetin. Shteti ka nevojë për qytetarët dhe ata duhet ta thonë fjalën e tyre!”, ka përfunduar Krasniqi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përshpejtohet evakuimi nga Gaza pas rihapjes së pikëkalimit Rafah

Kosova Times Kosova Times November 8, 2023
Ky ushqim i lirë gjendet kudo, pastron gjakun dhe ka vetëm 43 kalori!
Rusia goditi qytetin ukrainas Krivi Rih gjatë natës
Kolumbia arrin armëpushim me grupet kryesore të armatosura
Ministria e Shëndetësisë kundër fëmijëve me diabet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?