By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira
Lajme

Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 11:48 AM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka organizuar ceremoninë e lansimit të shërbimeve të E-Komuna e cila është pjesë e platformës shtetërore E-Kosova.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se përmes kësaj strategjie do të mundësohet që qytetarët të marrin shërbime më të mira.

Sipas shefit të ekzekutivit, përmes E-Komunës qytetarët do të jenë më të informuar për zhvillimet në komunat e tyre, si dhe do të krijohet një linjë komunikimi mes tyre dhe komunarëve.

“Ky transformim mundëson shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset. Përmes strategjisë së re E-Komuna kemi filluar një sërë reformash në zhvillimin e qeverisë digjitale. E kur flasim për shërbime, qëllimi nuk është vetëm digjitalizimi, por shërbimet duhet të ridizajnohen që ta kenë në fokus qytetarin. Parimi themelor gjatë ofrimit të shërbimeve është ai i gjithëpërfshirjes. Duhet të sigurohemi që asnjë qytetarë të mos mbetet mbrapa. Ne jemi të përkushtuar që ky proces transformues të jetë edhe i sigurt”, tha Kurti.

Ai tutje tha se sot po lansohet një numër i shërbimeve të reja në platformën E-Kosova, e që sipas tij ato rrisin interaksionet mes komunave dhe qytetarëve, duke bërë që qytetarët të jenë të informuar në kohë reale për zhvillimet në komunën e tyre.

“Qëllimi është që të krijohet një linjë e drejtpërdrejtë komunikimi mes qytetarëve dhe të zgjedhurve të tyre. Kjo do të përmirësojë edhe llogaridhënien”, tha tutje kryeministri.

Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tregoi se cilat shërbime do të shtohen.

“Disa nga shërbimet që planifikohen në fazën e parë janë: Transmetimi i mbledhjeve të asambleve komunale, raportimi i problemeve në komunat përkatëse, informacionet mbi komunat, qasja te pasuria e zyrtarëve komunal, inicimi dhe pjesëmarrja në debatet publike. Përmes këtyre shërbimeve qytetarët kanë mundësi të adresojnë më lehtë kërkesat e tyre të organet komunale. Në fazën e dytë do të përfshihen edhe shërbime tjera”, tha ai.

Sipas zv.ministrit të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobrës, përmes zhvillimit të këtyre shërbimeve do të rritet edhe llogaridhënia e institucioneve.

“Reforma ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së punës në institucione. Jo vetëm që ka më shumë shërbime për të gjithë, por edhe cilësia e tyre po përmirësohet. Po kalojmë në shërbime të plota, cilësore e të qasshme 24 orë në ditë”, theksoi ai.

Në ceremoninë e organizuar për lansimin e platformës E-Komuna morën pjesë edhe kryetarë komunash e zyrtarë komunal.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: E rëndësishme është që Kuvendi u konstituua

Kosova Times Kosova Times October 10, 2025
Nesër përfundon implementimi i efiçiencës në një shkollë në Gjakovë
Rekordi Guinness: Hiqet guri më i madh nga veshka në botë
KQZ-ja përcakton afatet, fushata elektorale nis me 17 dhjetor
Policia sekuestron rreth 100 kilogramë drogë, arrestohen dy të dyshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?