By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Shengeni Ushtarak”: Evropa planifikon një mekanizëm për vendosjen e shpejtë të trupave
November 19, 2025
Perandoria e naftës e Lukoil do të ndahet midis sheikëve arabë dhe gjigantëve amerikanë të energjisë
November 19, 2025
Numri i të vdekurve nga sulmi rus në Ternopil është rritur në 25
November 19, 2025
Kontraktori ushtarak rus i dehur vrau dy nxënëse shkolle ndërsa ngiste makinën
November 19, 2025
Një nga fotot “më të shtrenjta” u bë në darkën e Trump
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!
Opinion

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 8:28 AM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente të Kosovës, e cila për afro katër vite në pushtet, përveçse nuk arriti ta sjellë asnjë njohje për shtetin, i përkeqësojë marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetet njohëse dhe sponsorizuese të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Ministre servile e kryeministrit

Sikurse për çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sanksione ekonomike ndërkombëtare, duke humbur me qindra miliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë, qeveria aventuriere për “një plesht e dogji jorganin” apo për dinarin serb e humbi anëtarësimin në KiE.

Mos dëgjueshmëria e rekomandimeve të miqve ndërkombëtar është shprehje e mosbesimit tonë ndaj tyre dhe jo vetëm kaq. Kjo është mos mirënjohje e drejtpërdrejtë ndaj ndihmesës së bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Shndërrimi i politikës së jashtme në politikë të brendshme, përkatësisht e kalkulimeve të çdo veprimi për konsum të brendshëm politik, gjegjësisht e kalkulimit në vota elektorale e ka kthyer Ministrinë e Punëve të Jashtme në levë, kurse ministren në servile morbide të kryeministrit paranojak.

Letra e vonuar e ministres dështake të punëve të jashtme

Letra e vonuar e ministres dështake të punëve të jashtme të kujton atë thënien e famshme popullore “Nuk mbahet Qurani Natën e Bajramit”. Komunikimet me letra të qeveritarëve tonë me BE-në janë tregues më i keq i raporteve të ngrira!

Përgatitja dhe dërgimi i Draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nga ana e mini-ministres është letër “Post-festum” për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ajo letër tashmë është e pavlerë, pasi për anëtarësim do të duhej të dërgohej në kushtetuese vitin e kaluar, atëherë kur kërkonte ShBA-ja e jo tani një ditë para “Natës së Bajramit”!

Sikurse që Qeveria, që nuk e mori parasysh kërkesën e SHBA-ve për Draft-statutin e Asociacionit, nuk e kishte marrë as sugjerimin e tyre për ‘Targat’, pasojat e të cilës padëgjueshmëri i dimë të gjithë, të cilat kulmuan me sanksione ndërkombëtare për Kosovën!

Mirëpo, edhe tani kostoja e padëgjueshmërisë nuk është aspak e vogël, përkundrazi është më pasoja akoma më të gjata dhe më të dëmshme për vendin!

Humbja e rastit për anëtarësim pas dy votimeve të suksesshme në dy organizmat e Këshillit të Evropës po na ndodh në atë stilin “Na çuan me pi ujë, na kthyen pa e shijuar ujin”!

Kryeministri ynë ka menduar se mund t’i mashtroj me ‘Letra’ ndërkombëtarët siç i mashtron çdo ditë dhe në vijimësi qytetarët e Kosovës!

Kryeministri me ose pa vetëdije është duke e dëmtuar të ardhmen e vendit dhe duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!

Shtrohet pyetja hipotetike, në rast të shpërthimit të një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë kryeministri i shtetit të vogël pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik ShBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?

Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë diplomaci inerte, pothuajse inekzistente, dështimi do të jenë akoma më të mëdha nesër! Unë personalisht kam pritur që kësaj radhe presidentja nga ShBA do t’na kthehet nga vizita me presidentin Joe Biden, por ajo u kthye nga ‘Ferma e Kuajve’! Mbase ky është “suksesi” më simbolik i diplomacisë kosovare!

You Might Also Like

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë

Sergej Lavrov dhe miti i turpit të tij

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E kanosi nënën, arrestohet një 27-vjeçar në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times December 17, 2022
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kosova, shembull i demokracisë për rajon
Në disa vende të BE-së, substanca klorate është gjetur në pijet Coca-Cola
Protesta n`Prishtinë, Spiropali: Indinjatë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë
Si të arrini te biletat e lira ajrore dhe pse sot është dita e duhur për këtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?