By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagon ministrja Gërvalla: Kosova në KiE, do dërgohej mesazh i fuqishëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagon ministrja Gërvalla: Kosova në KiE, do dërgohej mesazh i fuqishëm
Lajme

Reagon ministrja Gërvalla: Kosova në KiE, do dërgohej mesazh i fuqishëm

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 3:01 PM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës sot në Strasburg po mbajnë sesionin vjetor në 75-vjetorin e themelimit të Organizatës, por çështja e pranimit të Kosovës nuk ishte pjesë e agjendës, rreth kësaj ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e cila tha se qëndrimi është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.

“Në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, i cili shënoi 75-vjetorin e themelimit të organizatës më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kontinentin tonë, kishte intervenime nga shtete të ndryshme anëtare të cilat kërkuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Megjithëse sot ishte dita kur do të duhej të votohej anëtarësimi ynë në këtë organizatë dhe në këtë formë të dërgohej një mesazh i fuqishëm për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës dhe në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare nuk e futën në agjendën e sotme dhe nuk morën vendim për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme për anëtarësimin pa vonesë të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, ky qëndrim është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila në Opinionin e saj tha se Kosova duhet të anëtarësohet, pa parakushte shtesë.

“Duke qenë se vendit i ishte vendosur një parakusht i vonshëm, joformal e arbitrar, Qeveria e Republikës së Kosovës bëri një propozim dje (përmes një oferte të shënuar në një komunikim përmes letres drejtuar KiE-së) të arsyeshëm për tejkalimin e bllokadës që kishte krijuar ky parakusht i fundit. Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave”, ka shkruar Gërvalla në faqen zyrtare në’Facebook’.

Tutje ajo ka thënë se në vend të Opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe një propozimi të arsyeshëm e serioz nga Qeveria e Kosovës, disa vende anëtare zgjodhën t’i dalin në krah padrejtësive dhe t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës, siç thotë ajo duke privuar kështu qytetarët e Republikës së Kosovës nga të drejtat dhe mundësitë që ofrojnë mekanizmat e kësaj organizate, veçanërisht për komunitetet e pakicës etnike dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara.

Gërvalla ka shtuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Sipas saj, nga opinioni i Departamentit Ligjor të Këshillit të Evropës që konfirmon se nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësim si shtet evropian, nga votimi i ambasadorëve më 24 prill 2023 me 33 vota për nga 46 sosh, nga raporti pozitiv i tre juristëve eminentë te raporti i raportueses Dora Bakoyannis, nga dy mbledhjet e Këshillit për Çështje Politike e Demokraci (në Paris me 27 mars dhe në Strasbourg më 16 prill 2024) e deri te votimi i Asamblesë Parlamentare më 16 prill 2024 me 131 vota për, kundrejt 29 kundër.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk mund të ndalet, edhe nëse vonohet për shkak të ndonjë kundërshtari të Kosovës apo lobimit të Serbisë. Jemi në rrugë të drejtë dhe po bëjmë punë të mbarë. Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën”, ka thënë Gërvalla. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Konsullata në Dusseldorf shënon Ditën e Çlirimit me ceremoni solemne

Dita e Çlirimit të Suharekës, Haradinaj: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Osmani takon kryeministrin japonez, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ publikon listën me 941 qendra të votimit

Kosova Times Kosova Times November 13, 2024
Haxhiu: EKOJUST- trashëgimi për institucionet e drejtësisë
Arrestohet një rus në Zveçan, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë
Sot Tirana nikoqire e Samitit rajonal mbi Planin e Rritjes e Konvergjencës
Toni Kukoc iu nënshtrua një operacioni në Amerikë, ka shkruar në Instagram…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?