By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë
Rajon / Botë

ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/17 at 10:37 AM
Kosova Times Published May 17, 2024
Share
SHARE

Kamionë me ndihmat e nevojshme humanitare për Rripin e Gazës kanë kaluar për herë të parë më 17 maj përmes portit të ri të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara për në enklavën e rrethuar, pasi Izraeli ka kufizuar kalimet nëpër kufijtë tokësor.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se presin që deri në 150 kamionë me ndihma të hyjnë në Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën në jug, në qytetin e Rafahut, kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Por, ShBA-ja dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se projekti i portit nuk mund të shihet si zëvendësim për dërgesat tokësore, të cilat do të mund të sillnin të gjithë ushqimin, ujin dhe karburantin e nevojshëm në Gazë.

Para nisjes së luftës, mbi 500 kamionë me ndihma kanë hyrë mesatarisht në ditë në Gazë.

Suksesi i operacionit për dërgesën e ndihmave vihet në rrezik nga sulmet, pengesat logjistike dhe për shkak të rritjes së mungesës së furnizimeve me karburante për kamionët që bartin ndihma. Kjo pasi Izraeli ka bllokuar dërgesat e karburanteve për në Rripin e Gazës pas nisjes së luftës më 7 tetor.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Më shumë se 35.000 palestinezë janë vrarë në luftë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ndërkaq, zyrtarët lokalë shëndetësorë kanë thënë se qindra të tjerë janë vrarë në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Komanda Qendrore e Ushtrisë së ShBA-së pranoi se ndihma ka nisur të hyjë në Gazë përmes portit. Në një deklaratë të premten, Komanda tha se dërgesa e parë me ndihmë hyri në Gazë në orën 09:00, sipas kohës lokale.

ShBA tha se asnjë ushtar amerikan nuk ka marrë pjesë në këtë operacion.

Trupat amerikane përfunduan ndërtimin e portit të enjten. Disa orë më vonë, Pentagoni tha se ndihma humanitare do të nisë të dërgohet përmes portit, duke shtuar se këto përpjekje po koordinohen me Kombet e Bashkuara.

 

You Might Also Like

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Kosova Times May 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj uron Ditën e Forcës: Synimi i Kosovës është të anëtarësohet në NATO

Kosova Times Kosova Times November 27, 2022
Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan
A e shkatërron deklarata e Putinit për revolucionin me ngjyra historinë se Moska po i kthen shpinën Vuçiçit?
Sveçla takoi komandantin e Karabinierit, flasin për bashkëpunim
Në Beograd nis EuroPride
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?