Sot shënohet 10 vjetori i themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare dhe në nder të kësaj dite do të organizohet një takim i cili do të bashkoj rreth 350 biznese nga Diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.
Ky takim do zhvillohet më 17 dhe 18 maj 2024 në një nga hotelet në Prishtinë. Përmes një njoftimi për media, Rrjeti Global i Bizneseve tha se ky aktivitet synon të jetë një ngjarje që reflekton dhe promovon arritjet e deritanishme të Rrjetit dhe harton një plan vizionar për të forcuar marrëdhëniet mes bizneseve.
“Ky event ’10 vjetori’ kurorëzon të gjitha sukseset e deritanishme të Rrjetit, i cili nga viti i themelimit ka mbledhur në Prishtinë dhe qytete tjera shqiptare qindra – mijëra biznese nga Diaspora, duke u bërë kështu faktori kryesor ekonomik që ndikoj në rritjen e eksportit që është dëshmuar vite me radhë”, thuhet në njoftim.