By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hyseni: Kot e keni ju dhe UDB me bashkëpunëtorët e saj -nuk shantazhohem dot nga ju
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hyseni: Kot e keni ju dhe UDB me bashkëpunëtorët e saj -nuk shantazhohem dot nga ju
Lajme

Hyseni: Kot e keni ju dhe UDB me bashkëpunëtorët e saj -nuk shantazhohem dot nga ju

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 2:24 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Anëtari i LVV-së, Hysen Durmishi, zëvendës ministër i ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor Dhe Infrastrukturës ka reaguar ndaj një dokumenti i cili k kohë që po qarkullon i cili kinse e implikon ne lidhje me ish UDB Jugosllave. Ai konsideron se e gjithë është e orkestruar për shkak të pozicionit të tij politik ku një kohë të gjatë organizohen sulme të pareshtura ndaj tij në format më të ulëta të mundshme, pasi është pengesë për grupe të organizuara të krimit e korrupsionit. Ai në një letër publike thotë se aktivitetin politik e në shërbim të atdheut që e ka  filluar para plot 36 vjetëve.

“Isha 16 vjeçar në atë kohë. Si 17 vjeçar u përjashtova nga shkolla dhe m’u ndalua shkollimi në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe për shkak të organizimit të demonstratave të marsit të vitit 1989. Që nga ajo kohë e deri më sot nuk jam ndalur kurr. Dhe sot me bindje të thellë e theksoj që jam krenar për gjithçka kam bërë gjatë veprimtarisë sime. As edhe një gjë më të voglën nuk e kisha ndryshuar nga veprimet e mia deri më sot. Si nxënës isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre, si student isha në ballë të demonstratave dhe organizator i tyre duke qenë kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës”, shkruan ai. Hyseni në vijim tregon edhe se ka qenë pjesëtarë i UÇK-së që nga 26 qershori i vitit 1998 në batalionin e dytë të Budakovës nën komandën e komandantit Sadik Halitjaha.

“Kam qenë një ushtar që kam kryer detyra dhe respektuar urdhrat ushtarak me përpikëri dhe për këtë mund të deklarohen të gjithë ata që kan qenë me mua në atë kohë. Jam arrestuar me 18 shtator të vitit 1998 bashkë me një shok timin të plagosur dhe kam kaluar nëpër burgjet në Kosovë e Serbi deri më 19 shtator të vitit 2000. Jam arrestuar në hyrje të Ferizajit në një pritë të organizuar. Ishim nisur për në Prishtinë me detyrë përmes një vendimi të lëshuar nga komandanti im Sadik Halitjaha. Atë vendim e kam pasur me vete kur jam arrestuar dhe për të mos rënë në dorë të policisë e kam gëlltitur. Për kohën e qëndrimit në burg gjithashtu i ftoj që të deklarohen të gjithë ata që kanë qenë me mua në burg. Që nga viti 2002 jam angazhuar për konceptimin, ideimin, organizimin dhe themelimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku jam edhe sot. Për të gjithë këtë veprimtari e kontribut timin jam i lumtur dhe shumë krenar”, thotë ai.

Ai konsideron se të gjitha këto sulme bëhen për shkak të pozicionit të tij politik në format më të ulëta të mundshme.

“E kuptoj sepse e di që jam pengesë për grupe të organizuara të krimit e korrupcionit, dhe lufta e pakompromis e imja është pengesë për ta. Që ata mund të bien deri në këtë nivel sa të shërbehen me dokumente të falsifikuara në bashkëpunim me UDB-në, nuk do më shkonte mendja. Ky dokument që është publikuar po qarkullon nga dora në dorë qe një kohë. Për këtë jam njoftuar nga një gazetar para më shumë se një viti. Nuk e kam marr seriozisht sepse është dokument i fallsifikuar. Ajo nuk është deklaratë e imja dhe as nuk është e nënshkruar nga unë. Aty shihen dy nënshkrime, njëri është me shkronja të mëdha e tjetri me të vogla dhe emri është Hisen e jo Hysen. Këtë dokument unë e kam parë për herë të parë para një viti dhe asnjëherë më përpara. Dhe më e rëndësishmja ky dokument nuk ka qenë asnjëherë pjesë e aktakuzës apo aktgjykimit tim. Aty në dokument përmenden emra të vërtetë që kanë qenë në atë kohë me mua në luftë por ka edhe emra që unë nuk i njoh fare. Kjo tregon që ky dokument është bërë më vonë duke paraqitur të vërteta të asaj kohe por edhe duke shtuar gjëra të pavërteta, që dikush kur e sheh një gjë të vërtetë ta besoj mandej krejt dokumentin”, tha ai.

Hyseni thotë se po të ishte i vërtetë ky dokument, do të pësonte ndonjëri nga ata emra që përmenden në atë dokument. “Asnjëri nga ata emra nuk është arrestuar. Dhe mos harroni një gjë që Serbia ka pasur shumë informata për neve në atë kohë sepse ne nuk kemi qenë organizatë ilegale, nuk kemi vepruar me maska dhe njerzit na kanë njohur sepse na kanë parë nëpër pika të kontrollit e istikame. Bashkëpunëtor të Serbisë ka pasur gjithandej dhe ata nuk kanë pasur nevojë që nga unë ti marrin këto informata”.

Ai iu drejtua qytetarëve me sqarimin, që sipas tij e  kuptojnë më së miri bashkëvuajtësit e tij nëpër burgjet e Serbisë.

“Atë ditë, pra me datë 19 shtator të vitit 1998, unë kam qenë i torturuar në mënyrë çnjerëzore. 7 herë më kanë futur në rrymë dhe disa herë kam qenë i alivanosur. Unë as nuk kam qenë në gjendje që të nënshkruaj ndonjë dokument. Unë dhe shokët e mi pasojat e burgut i vuajmë edhe sot. Përveç tjerash unë sot me veshin e majtë dëgjoj vetëm 40%. Unë vetëm një frigë e kisha atë ditë. Nuk mendoja fare për vete. Frikësohesha që po zbulohet shoku im i plagosur se kush ishte. Ai ishte ushtar i njësisë “Shqiponjat e zeza” i plagosur dy herë në luftë. Ai nuk u zbulua atë ditë dhe as më vonë. Unë ndihem i lumtur që ai ka dalur nga burgu bashkë me mua dhe sot jeton në Kosovë. Krejt burgun e ka kaluar me emër tjetër dhe për këtë një kontribut të vogël e kam edhe unë. Këtë rast e dijnë të gjithë të burgosurit politik të asaj periudhe”.

Ai thotë se sulmet ndaj tij,  për pjesën më të ndritur të historisë time, pra për luftën dhe burgun nuk ju ecin.

“Kot e keni ju dhe UDB me bashkëpunëtorët e saj. Shteti i Serbisë më ndjek edhe sot e kësaj dite. 12 orë jam ndaluar në aeroportin e Stambollit para dy viteve, bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët e mi, për shkak të listave të Serbisë për ushtarët e UÇK-së. Prej Serbisë nuk pres asgjë të mirë asnjëherë, por nuk do të doja që këtë sulm ndaj meje ta bëjnë ata që flasin shqip”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pack flet për masat dhe asociacionin

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Ja pse nuk do ta votoj VV dhe nuk do te dal fare ne votim!
Stano: Lajcak vazhdon të mbetet emisar me angazhim të plotë, urgjente të zbatohet Marrëveshja e Ohrit
Vallëzimi i iranianeve që po e sfidon regjimin
Dhunohet një grua në Mitrovicë, një tjetër sulmohet seksualisht në Gjakovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?