By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftime të ashpra në Rafah të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Luftime të ashpra në Rafah të Gazës
Rajon / Botë

Luftime të ashpra në Rafah të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 4:51 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Përleshjet me armë zjarri dhe bombardimet tronditën të shtunën qytetin Rafah në pjesën jugore të Gazës, thanë dëshmitarët. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se ndihmat e para humanitare kishin hyrë në territorin e rrethuar përmes një platforme pluskuese të ndërtuar nga ushtria amerikane.

Luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë janë ndezur përsëri në pjesën veriore të Gazës ndërsa kanë kaluar 10 ditë që kur ushtria izraelite njoftoi fillimin e një operacioni të kufizuar në Rafah.

Spitali kuvajtian tha se një sulm izraelit gjatë natës la dy të vrarë në një kamp në Rafah. Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra dhe bombardime në juglindje të qytetit dhe avionë që bombarduan zonat lindore.

Korrespondentë të agjencisë franceze të lajmeve, AFP, dëshmitarë dhe mjekë thanë se gjatë natës pati luftime intensive në kampin e refugjatëve në Jabalia. Një ditë më parë ushtria izraelite njoftoi për luftimet më të ashpra në qytet në më shumë se shtatë muaj luftë.

Ushtria izraelite tha se deri në mbërritjen e saj, disa ditë më parë, qyteti kishte qenë tërësisht nën kontrollin e Hamasit. Militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng më shumë se 250 të tjerë, sipas Izraelit, çka shkaktoi ndërhyrjen në shkallë të gjerë në territorin palestinez. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë Hamasin.

Ushtria izraelite ka goditur militantët e Hamasit në pjesën veriore të territorit ndërsa në jug militantët sulmuan tanket izraelite që po grumbullohen rreth qytetit Rafah.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se ndihmat e para humanitare u futën në territorin e rrethuar detar, vala e parë e ndihmave prej disa javësh që mbërrin në Gazë. Ushtria amerikane ndërtoi një platformë pluskuese për të ndihmuar në dërgimin e ndihmave përmes rrugëve detare.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se gjatë ditëve të ardhshme pritet dërgimi i rreth 500 tonë ndihma në Gazë përmes platformës pluskuese.

Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmave humanitare thonë se korridori detar dhe dërgesat e ndihmave nga ajri nuk mund të zëvendësojnë kolonat e kamionëve me ndihma që mund të futen në Gazë. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruan vazhdimisht rrezikun e urisë që po kanos popullsinë e zhvendosur.

Ndërkohë në Verona të Italisë, Papa Françesku bëri thirrje për paqe ndërsa përqafoi një izraelit dhe një palestinez, të afërmit e të cilëve ishin vrarë nga militantët e Hamasit dhe forcat izraelite.

“Të lutemi për paqe dhe t’u themi këtyre dy vëllezërve që ta përcjellin tek populli i tyre dëshirën dhe vullnetin tonë për të punuar për paqen”,tha Papa Françesku.

Izraeliti Maoz Inon i tha Papës se prindërit e tij ishin vrarë nga Hamasi. Palestinezi Aziz Abou Sarah tha se vëllai i tij ishte vrarë nga forcat izraelite. Ai tha se dhimbja dhe pikëllimi i ka bashkuar ata për të krijuar mundësinë e një dialogu dhe një ardhme më të mirë për të dy popujt

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria dënon sulmin ndaj autobusit në Serbi, që po vinte nga Zvicra në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Filmi “Barbie” fiton 1 miliard dollarë në mbarë botën
Për Vuçiqin, sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska dhe Serbisë “nuk ekzistojnë”
Kateryna Sadurska vendos një rekord të ri botëror të zhytjes së lirë për Ukrainën
Zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në fillim të Pranverës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?