By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelenskyy: Rusia mund ta intensifikojë ofensivën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelenskyy: Rusia mund ta intensifikojë ofensivën
Rajon / Botë

Zelenskyy: Rusia mund ta intensifikojë ofensivën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/18 at 4:46 PM
Kosova Times Published May 18, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia mund të intensifikojë ofensivën, por shtoi se Kievi do të pranonte vetëm një “paqe të drejtë”, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Komentet zoti Zelenskyy i bëri gjatë një interviste me agjencinë franceze të lajmeve ‘AFP’.

Ai përsëriti gjithashtu lutjet drejtuar aleatëve për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë në ndihmë të Ukrainës.

Ndërsa të shtunën hyri në fuqi një ligj për mobilizim ushtarak, zoti Zelenskyy pranoi problemet me personelin dhe “moralin” në radhët e ushtrisë ukrainase, që ka pasur shpesh probleme me armatimet e kapacitetet njerëzore.

Muajt e fundit trupat ruse kanë bërë përparime graduale, duke marrë kontrollin e territoreve të mëdha përgjatë kufirit verilindor, në një ofensivë që filloi më 10 maj në rajonin e Kharkivit.

Por zoti Zelenskyy tha të premten se Ukraina do të vazhdojë të mbajë pozicionet e saj mbrojtëse dhe do të ndalojë çdo përparim të madh nga ana e ushtrisë ruse.

“Askush nuk do të dorëzohet”, tha zoti Zelenskyy, i cili ka qenë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër Rusisë, që nga fillimi i sulmit në shkurt të vitit 2022.

‘Situatë e pakuptimtë’

Presidenti Zelenskyy hodhi poshtë thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për një armëpushim gjatë Lojërave Olimpike që mbahen këtë vit në Paris, duke thënë se kjo do t’i jepte “përparësi” Moskës, duke i dhënë kohë për të lëvizur trupat dhe artilerinë.

Ai tha se Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kishin “të njëjtat vlera”, por shpesh “pikëpamje të ndryshme”, veçanërisht se si mund të duket fundi i konfliktit.

“Të gjithë duan të gjejnë një mënyrë që lufta të përfundojë sa më shpejt”, tha ai, kur u pyet mbi mundësinë e një skenari për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti Zelenskyy i kërkoi Kinës dhe vendeve në zhvillim të marrin pjesë në një takim të nivelit të lartë mbi paqen mes dhjetëra udhëheqësve të tjerë, takim që pritet të mbahet në një vend neutral si Zvicra muajin e ardhshëm. Moska nuk është e ftuar në takim.

Ai tha se lojtarët globalë si Kina kanë ndikim tek Rusia.

“Dhe sa më shumë vende të tilla të kemi në anën tonë, në anën e atyre që kërkojnë t’i jepet fund luftës, aq më shumë Rusia do të shkojë në këtë drejtim”, tha ai.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times May 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri grek i Mbrojtjes në një bisedë me serbin ka bërë thirrje për deeskalim të konfliktit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
Për herë të parë, provimi i maturës duhet të paraqitet online
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
Parlamenti i Iranit e miraton kabinetin e plotë të presidentit të ri
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?