By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj
Lajme

350 kandidatë iu nënshtruan testit kualifikues për 24 prokurorë të rinj

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 9:59 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të Republikës së Kosovës, i cili është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Ky test është zhvilluar në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve ndërkombëtarë të EULEX-it dhe OSBE-së, me ç’rast paraprakisht sot Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit hartoi pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim.

Në këtë test morën pjesë 350 kandidatë, prej tyre 192 meshkuj dhe 158 femra, prej të cilëve tre janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve, dy boshnjakë dhe një turk, që kanë aplikuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve dhe përmes dorëzimit të kopjeve fizike, me email dhe postë të rregullt.

Në këtë proces të rekrutimit kanë qenë të rezervuara katër pozita për minoritetin serb, por nuk ka pasur asnjë aplikacion.

Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, ka mbikëqyrë rrjedhën e plotë të mbajtjes së Testit Kualifikues.

Rrjedhimisht, në kuadër të monitorimit dhe vëzhgimit të këtij procesi ishin edhe prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të deleguar nga Prokuroria e Apelit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, prokuroritë themelore dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it dhe OSBE-së.

Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit është duke vazhduar punën në vlerësimin e të gjitha testeve dhe pas përfundimit të vlerësimit të tyre sipas rregullores do të publikohet lista e kandidatëve të cilët kanë kaluar testin dhe lista e kandidatëve që nuk kanë kaluar testin.

Në vijim do të organizohen edhe fazat e tjera të testimit sipas standardeve më të avancuara, të cilat përbëhen nga testi me shkrim dhe intervistimi i kandidatëve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Kosova Times Kosova Times October 21, 2025
U publikua video e arrestimit të Jack Teshear në lidhje me rrjedhjen e informacionit të klasifikuar VIDEO
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore
US Open, plotësohen sfidat e çerekfinaleve
Ukraina do t’i japë SHBA-së një listë të objektivave për sulmet ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?