By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 87,000 Vende Pune apo Manipulim Masiv? Kryeministri Kurti në Qendër të Skandalit Ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > 87,000 Vende Pune apo Manipulim Masiv? Kryeministri Kurti në Qendër të Skandalit Ekonomik
Opinion

87,000 Vende Pune apo Manipulim Masiv? Kryeministri Kurti në Qendër të Skandalit Ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 3:22 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Pse Albin Kurti na nxore punë të dielën: thua se krijove 87,000 vende pune? Zakonisht kemi dëshirë me e kalua të dielën me familje dhe miq por kryeministri i Kosovës na ka sfiduar të gjithëve me një deklaratë bombastike rreth punësimit. Ai po pretendon që qeveria e tij për 3-4 vite i ka krijuar rreth 87,000 vende pune. Kjo ose është një çmenduri dhe manipulim i pastër ose një e arritur e madhe e tij që duhet ta vlerësojmë. Por duhet të vërtetojmë këtë me të dhëna zyrtare.

  1. Fillimisht, si krijon vende pune qeveria në një sistem të ekonomisë së tregut? Nuk krijon punësime qeveria, ajo krijon kushte të mira për biznesbërje dhe investime e sektori privat i krijon vendet e punës. Pra, në fillim, kemi një problem me terminologji dhe kuptueshmëri të ekonomisë. Nuk jemi në kohën e socializmit dhe ekonomive komuniste të centralizuara ku ‘qeveria’ krijon punësime.

Mundemi me vërtetu shumë lehtë këtë: Sipas të dhënave zyrtare tuajat, në vitin 2020 kemi pasur 83,056 persona të punësuar në shërbimin publik. Ndërsa në vitin 2024 kemi 91,046. Këtu kemi një rritje prej vetëm 7,990 personave. Por as me këtë ‘rritje’ ti nuk duhesh me u krenua aspak se ne duhet me zvogëlua numrin e shërbyesve civil dhe me digjitalizua sistemin. Kjo rritja e ka rënduar sektorin privat që paguan fatura më të larta tani për pagat e juaja. E mbi të gjitha, qeveria juaj dhe VV ka punësuar militantët e vet në shumicën e rasteve. Pra kjo është një ndër pikat më të dobëta tuajat.

  1. Kryeministri Kurti kur tha 87,000 vende pune i kam krijuar ai me të vërtetë e ka nënçmuar tej mase opozitën, mediat dhe shoqërinë civile. Ai po thotë, mes tjerash ‘unë them çka të dua dhe ju nuk keni tru e as kapacitete me dematu këtë’. Kurti mendon që opozita është aq e dobët saqë edhe një deklaratë e tillë shkon pa japur përgjegjësi apo pa ndonjë investigim. E opozita duhet të bëhet më serioze dhe të demantoj apo provoj këtë me fakte sa më par. Kjo për mua është një ndër deklaratat më skandaloze socio-ekonomike të Kurtit deri më tani dhe ai duhet të mbahet përgjegjës nëse ka manipuluar me këtë.
  2. Kurti po pretendon që “nga 331,742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023 kemi 419,126 vende pune apo mbi 87 mijë vende pune më shumë.”Çka po ndodhë këtu? Për shkak se Agjencia e Statistikave që është nën Zyre të Kryeministrit po thotë “Persona të papunësuar [gjatë vitit të fundit] ishin 50 387 (643 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). D.m.th. po raportohet se ka më pak të punësuar në ekonomi? Ec e bjeri në fije…. aha, d.m.th. fjala nuk është për punësim por për diçka tjetër!
  3. Sipas të gjitha gjasave, këtu fjala nuk është aspak për punësime dhe krijime të vendeve të reja të punës. Të gjithë kemi qenë dëshmitar të kushteve dhe ambientit shumë të keq ekonomik dhe biznesore vitet e fundit. Për më tepër, kriza financiare ka goditur secilën familje, sidomos fuqinë blerëse të saj. E çka ka ndodhur pra? Ndihmat, politikat e majta, që qeveria i ka aplikuar kanë pas për fokus me targetu personat që janë të punësuar por që nuk janë në sistem. Shumica absolute e granteve dhe skemave rreth punësimit janë dizajnuar me i stimulua dhe detyrua bizneset me i deklarua punëtorët e tyre.

E kjo është se cfarë ka ndodhur, nuk kemi rritje të punësimit për 87,000 persona por kemi legalizim të punësimit apo kalim nga e ‘zeza’ në legale. Janë regjistruar punëtorët. Kurti mundet me pas merita për legalizim të punësimit por kjo në asnjë mënyrë nuk është krijim i punësimit apo vendeve të reja. Qeveria e tij nuk e ka ndihmua sektorin privat dhe ekonominë as gjysmën e atij numri me krijua punësim. Gjendja e bizneseve është dramatike, gjendje krize… krizë e madhe likuiditeti.

  1. Ja të dhënat e fundit të punësimit sipas qeverisë: 1,171,102 janë popullsi në moshë pune. POR ata që janë jashtë tregut të punës, që nuk janë aktiv fare, një ndër kapitalet më të humbura, janë plotë 700,565 persona. Pse qeveria dhe Albin Kurti nuk e përmendi asnjëherë këtë numër 700 mijë? Sepse ky është turpi ynë.. turpi i madh i ekonomisë tonë. Ne i kemi lënë nëpër shtëpi pa punuar pjesën më të madhe të tregut të punës, 60%! Qeveria duhet të jep llogari për këtë saktësisht: Pse nuk kemi programe serioze me adresua punësimin dhe krizat e tregut të punës?

Pra ka shumë paqartësi në këtë deklaratë të kryeministrit. Personalisht nuk i besoj derisa ai të na bindë ndryshe që janë krijuar vendet e reja të punës. Nuk janë krijuar i dashur, se ne këtu jetojmë dhe të dhënat zyrtare nuk e përkrahin pohimin tënd. E nëse ti e di këtë mirë por po i përdorë statistikat selektive me manipuluar opinion dhe qytetarët, turp të qoftë. E di pse e thua këtë, se në anketën e fundit doli që 71% të qytetarëve u deklaruan se ekonomia që ti (keq) menaxhon është e keq! E ti po reagon duke thënë ‘kam krijuar 87,000 vende pune’… NUK i ke krijuar i dashur. Ti nuk e ke krijuar asnjë prej tyre.

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Pse rritja e të hyrave në shtet s’është lajm edhe aq i mirë?

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Osmani nga Rahoveci, premton mbështetje për vreshtarët
Dëshmitarë të sulmit izraelit në një spital në Gaza. “Njerëzit janë djegur për vdekje” (Video)
Sekuestrohen medikamente në Skenderaj
Ndahet nga jeta veprimtari i sportit, Ali Zasella
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?