By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin dhe Xi Jinping nuk kanë arritur të bien dakord për çmimin e gazit Power of Siberia 2
October 7, 2025
Studiuesit e mekanikës kuantike fitojnë çmimet Nobel
October 7, 2025
Operacion i madh në Evropë. Shkatërrohet një rrjet vjedhjesh se makinave luksoze hibride
October 7, 2025
Murati: Thirrje subjekteve politike që të mos bëhen pjesë e bllokadës
October 7, 2025
Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndalimi i drogës nga talibanët nxit protesta vdekjeprurëse në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ndalimi i drogës nga talibanët nxit protesta vdekjeprurëse në Afganistan
Rajon / Botë

Ndalimi i drogës nga talibanët nxit protesta vdekjeprurëse në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/05/19 at 4:40 PM
Kosova Times Published May 19, 2024
Share
SHARE

Provinca veriore e Afganistanit, Badakhshan, ka qenë skenë e protestave të dhunshme kundër talibanëve gjatë javëve të fundit.

Demonstratat e rralla janë nxitur nga zbatimi me forcë i vendimit të grupit militant, që ndalon me ligj kultivimin e drogës, që është një mjet shpëtimi për dhjetëra mijëra fermerë të varfër.

Talibanët i kanë shtypur dhunshëm tubimet, duke qëlluar dhe vrarë disa protestues dhe duke rrethuar dhjetëra banorë vendas.

Tubimet antitalibane, thonë vëzhguesit, zbulojnë zemërimin ndaj politikave jopopullore të grupit islamik të vijës së ashpër dhe përdorimin e taktikave të rënda për të shtypur disidencën.

“Ky është një alarm për talibanët në pushtet”, tha Nazifa Haqpal, një studiuese afgane që vepron në Britani.

“Qeverisja despotike e talibanëve e bazuar në forcën brutale, nuk po funksionon”.

Gati tre vjet pasi talibanët morën pushtetin, grupi ka treguar pak interes në “të kuptuarit e çështjeve [të afganëve] ose të miratojë politika të përshtatshme” për t’i trajtuar ato, tha Haqpal.

“Zemërim dhe protesta”

Protestat shpërthyen më 3 dhe 4 maj në distriktet Darayim dhe Argo të Badakhshan, pasi forcat talibane të ngarkuara me pastrimin e kulturave të lulekuqes u përleshën me fermerët. Vendasit thanë se talibanët hapën zjarr dhe vranë dy persona.

Talibanët dërguan një delegacion për të negociuar me fermerët dhe më vonë thanë se qetësia ishte rivendosur.

Por, më 13 maj, protestat shpërthyen sërish në lagjen Argo. Talibanët u përgjigjën me forcë brutale, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thanë vendasit.

Banorët e Badakhshanit duke protestuar kundër brutalitetit të talibanëve më 3 maj.
Banorët e Badakhshanit duke protestuar kundër brutalitetit të talibanëve më 3 maj.

“Njerëzit nuk donin që kulturat e tyre të shkatërroheshin”, tha Shamsuddin Mubarez, një banor i rrethit Argo, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë.
Kur banorët vendas protestuan, tha Mubarez, talibanët u përgjigjën duke përdorur forcë. Kjo krijoi “më shumë telashe”, tha ai.

Kalimullah Humsukhan, një banor i distriktit Darayim, tha për Radio Azadi se çrrënjosja me forcë e lulëkuqeve në fusha nga ana e talibanëve, shkaktoi “zemërim dhe protesta” në distrikt në fillim të majit. Ai tha se banorët ishin të pakënaqur me taktikat e dhunshme të militantëve.

“Pak ose asgjë”

Që nga rimarrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët kanë vendosur kufizime të rënda ndaj grave, kanë goditur brutalisht disidentët dhe kanë monopolizuar pushtetin.

Politikat ekstremiste të grupit kanë zemëruar afganët dhe e kanë bërë që qeveria të mos njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ndalimi i drogës nga talibanët në vitin 2022 ka reduktuar ndjeshëm prodhimin e opiumit. Por, grupi nuk ka arritur t’u sigurojë fermerëve mjete jetese dhe prodhime alternative, duke i shtyrë shumë më thellë në varfëri mes një krize shkatërruese ekonomike dhe humanitare.

Graeme Smith, një analist i lartë i Afganistanit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, tha se ndalimi i talibanëve për narkotikët ka goditur veçanërisht rëndë fermerët në zonat malore si Badakhshani, sepse ata kanë ferma më të vogla dhe më pak produktive.

“Fermerët nuk kanë rezerva të mëdha dhe pak ose aspak rezervë për të shitur”, tha ai.

Një fermer duke lëruar arën në Badakhshan.
Një fermer duke lëruar arën në Badakhshan.

Smith tha se “përgjigjja e vetme [për fermerët] tani do të jetë punësimi jo-fermë”, sepse kulturat alternative nuk mund të zëvendësojnë opiumin, çmimi i të cilit është rritur në qiell vitet e fundit.

“Pranvera afgane”

Protestat vdekjeprurëse në Badakhshan nuk janë të izoluara.

Më 9 maj, talibanët vranë të paktën katër persona pas një tubimi në provincën lindore të Nangarhar, e cila kufizohet me Pakistanin.

Personeli afgan i sigurisë duke hipur në automjet pas shkatërrimit të fushave me lulekuqe në rrethin Argo të provincës Badakhshan, më 14 maj 2024.
Personeli afgan i sigurisë duke hipur në automjet pas shkatërrimit të fushave me lulekuqe në rrethin Argo të provincës Badakhshan, më 14 maj 2024.

Militantët urdhëruan vendasit t’i lironin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të një objekti doganimi. Vendasit i rezistuan prishjes dhe bllokuan një autostradë kryesore. Talibanët u përgjigjën duke qëlluar mbi turmën.

Smith tha se nuk ishte rastësi që ka pasur trazira në Nangarhar dhe Badakhshan, të cilat kontribuuan ndjeshëm në radhët e forcave të armatosura të ish-qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi.

“Tani të mbijetuarit nga ato forca të mposhtura, po vuajnë nivele të larta papunësie”, tha ai.

Badakhshani është gjithashtu një rajon i banuar me shumicë etnike taxhike dhe dikur ishte një bastion i rezistencës ndaj talibanëve në vitet 1990. Talibanët përbëhen kryesisht nga pashtunët.

Nazifa Haqpal tha se protestat janë dëshmi e “vetëdijes politike dhe ligjore” që u formua në Afganistan pasi pushtimi i udhëhequr nga ShBA-ja më 2001 përmbysi regjimin e parë të talibanëve.

Talibanët mund të përballen me një “pranverë afgane” nëse “protestat e tilla organizohen dhe përhapen”, tha ajo. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Putin dhe Xi Jinping nuk kanë arritur të bien dakord për çmimin e gazit Power of Siberia 2

Studiuesit e mekanikës kuantike fitojnë çmimet Nobel

Operacion i madh në Evropë. Shkatërrohet një rrjet vjedhjesh se makinave luksoze hibride

Sydney: Autori që shkaktoi gjakderdhje në Croydon Park është shtetas grek

Politico: Pse rënia e Macron po e dobëson Evropën

Kosova Times May 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Parisi i gatshëm për hapjen e Lojërave Olimpike

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi
Ish-ushtarët afganë, të gatshëm të bashkohen në luftën kundër Ukrainës
Zjarri nga Greqia ka hyrë në Bullgari ndajnë Zjarri nga Greqia ka hyrë në Bullgari
KFOR nderon rreshterin turk që humbi jetën në vitin 1999 në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?