By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Nëse ju pëlqejnë topat e kokosit, do ta adhuroni këtë recetë: Më mirë se Rafaeli, dhe gati për 10 minuta
December 12, 2025
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
December 12, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 12, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avdullahu: Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet më keq për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avdullahu: Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet më keq për Kosovën
Lajme

Avdullahu: Sa më gjatë kjo qeveri në pushtet më keq për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 6:08 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për kërkesën e kësaj partie rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas Avdullahut, kjo parti është duke u koordinuar edhe me partitë tjera opozitare që të votojnë pro shpërbërjes së kuvendit dhe se, siç shprehet ai, sa më parë që bëhet kjo kërkesë aq më mirë do të jetë për vendin.

“Ne se parti mendojmë parimisht dhe kjo nuk është risi, e kemi thënë edhe herëve të tjera që sa më parë që shkojmë në zgjedhje, aq më mirë. Pra është kaq e thjeshtë. Ne si opozitë e përcjellim se ku po gabon kjo qeveri dhe ka kohë që na ka bindur jo vetëm neve por edhe qytetarëve se vazhdimi i kësaj partie (Vetëvendosje) apo qeverie në pushtet është e dëmshme për popullin e Kosovës dhe për vet Kosovën. Pra sa më gjatë në qeveri është në dëm të Kosovës”, tha Avdullahu.

Ai tha në bashkëpunim me partitë të tjera janë duke u munduar që t’ia ndalin mandatin kësaj qeverie sepse sipas tij, është duke u punuar keq dhe në dëm të vendit e qytetareve.

Avdullahu i ka renditur një varg çështjesh që sipas tij, i ka sjell kjo qeveri.

“E kanë prishë Kosovën me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sanksionet i solli kjo qeveri, na ka sjell në tavolinë Asociacionin i cili nuk është i njëjtë me atë të 2013 është krejt tjetër dhe PDK nuk e pranon ashtu si të tillë, nuk e voton këtë Asociacion sepse është autonomi brenda Kosovës, pra është pushtet i tretë”, ka thënë Avdullahu.

Ai ka thënë se me ardhjen në pushtet të PDK-së do ta rishqyrtojnë këtë asociacion apo Draft-Statut.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Raporti për Kosovën i KE-së, pasqyron varfëri dhe skamje

Kosova Times Kosova Times November 23, 2023
Normalizohet qarkullimi në kufirin me Maqedoninë e Veriut
Forcat ruse që pushtuan qytetin jugor ukrainas të Hersonit dhe e patën nën kontroll nga marsi deri në nëntor të vitit 2022, udhëhoqën një “qendër të torturës” dhe ndërtesa të ngjashme ku ndaloheshin paligjshëm dhe torturoheshin civilë ukrainas, u tha në raportin e publikuar më 13 prill nga Human Rights Watch (HRW). Kjo organizatë për të drejtat e njeriut tha se qendra e supozuar e torturës gjendej në rrugën Teploenerhetikiv. Ndërkaq qendrat e tjera të ndalimit pretendohet se gjendeshin në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroporti. Sipas viktimave, që janë intervistuar nga HRW, forcat pushtuese kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim. “Përgjegjësit për këto veprime të tmerrshme nuk duhet të mos ndëshkohen”, tha hulumtuesja e lartë për Ukrianën në HRW, Yulia Gorbunova. Vladimir Putin LEXONI EDHE KËTË: Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrestim për Putinin Ajo shtoi se “viktimat dhe familjet e tyre duhet të marrin dëmshpërblim për vuajtjet e tyre, por edhe të marrin informacione për personat që ende janë të zhdukur”. Moska nuk ka reaguar menjëherë për këtë raport të HRW, por në të kaluarën ka deklaruar se forcat e saj në Ukrainë nuk kanë kryer krime lufte dhe se nuk kanë shënjestruar civilët. Organizata HRW ka intervistuar 34 banorë lokalë lidhur me abuzimet e pretenduara të civilëve, pasi paraprakisht kishte lëshuar një raport të ngjashëm në korrik të vitit 2022. Izjumi pas çlirimit nga forcat ruse. Shtator, 2022. LEXONI EDHE KËTË: HRW: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë Të intervistuarit thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të Ukrainës. Një grua raportohet se është mbajtur peng derisa burri i saj, që ishte në arrati, u vetëdorëzua. Forcat ruse po ashtu pretendohet se kanë ndaluar të paktën tre civilë, kur ata po tërhiqeshin nga zona në nëntor të vitit 2022, në kohën kur Ukraina po zhvillonte një kundërofensivë. “Trajtimi i të gjithë shtetasve ukrainas në zonat e pushtuara u përkeqësua jashtëzakonisht shumë”, tha Gorbunova. HRW tha se shumë prej akteve, që pretendohet se janë kryer, përbëjnë krime lufte. Në raport u theksua se “të gjitha palët në konfliktin e armatosur në Ukrainë janë të obliguara që t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar”, përfshirë edhe Konventat e Gjenevës. Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë.
BE ka thirrur një takim urgjent
Huthët e Jemenit: Kush janë dhe çfarë i lidh me Iranin dhe luftën në Gazë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?