By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 4 qershor
June 4, 2025
Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë
June 3, 2025
Muçaj: Mjaft më me drejtues mediokër!
June 3, 2025
Bajrami në RTK PRIME: Kurti ka okupuar zyrat, duhet të mos u lejohet hyrja
June 3, 2025
Letonia dhe Kosova ndahen baras
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor
Uncategorized

Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 11:48 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor, rrjedhimisht sundim të ligjit dhe luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar shtyllat kryesore të Qeverisë së re që pritet të formohet nga VMRO DPMNE-ja, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit dhe koalicioni VLEN, që përbëhet nga katër parti politike shqiptare.

“Lufta e pakompromis dhe e vendosur kundër korrupsionit dhe reduktimi i burokracisë së gjerë janë sfidat kryesore, sepse besojmë fort se drejtësia në shoqëri është parakusht themelor për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Koalicioni do të iniciojë dhe mbështesë veprimet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit për të kthyer besimin e lëkundur të qytetarëve në institucione”, thuhet në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së.

Edhe koalicioni VLEN prioritet ka këto çështje, që sipas drejtuesve të tij, janë pengesë kryesore për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Angel Ristov, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit, thotë se këto premtime janë dhënë në vazhdimësi nga partitë politike para formimit të qeverive të reja, por, sipas tij, që kjo të ndodhë së pari nevojitet vullnet politik.

“Ne në vazhdimësi flasim për sundimin e së drejtës, ndërsa në anën tjetër kemi sundim të grupeve politike, të cilat shtrijnë ndikimin e tyre në sistemin e drejtësisë. Kjo do të thotë se nevojitet vullnet i fuqishëm për luftimin e kësaj dukurie. Kjo mund të arrihet përmes reformave serioze për të eliminuar ndikimin e partive ndaj gjyqësorit. Emërimet duhet të kenë për bazë profesionalizmin dhe jo politikën, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse përzgjedhja bëhet nga vetë gjykatësit dhe jo nga partitë”, vlerëson Ristov.

Qeveria e re, jo vetëm që duhet të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por është e detyruar që të bëjë një gjë të tillë pasi shteti është zhytur në borxhe të mëdha si pasojë e keqpërdorimeve të shumta që janë bërë, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet t’i nënshtrohen një “rëntgeni” të fuqishëm dhe për të gjithë shkelësit të ketë jo vetëm përgjegjësi, por edhe t’i kthejnë paratë e keqpërdorura.

“Duhet të bëhet një analizë e detajuar, të bëhet një revidim i të gjitha faturave apo shpenzimeve që kanë bërë institucionet dhe në bazë të provave, aty ku ka shkelje, të vazhdohet me procedimin e mëtejmë të tyre. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë selektive, por të gjitha institucionet të futen në një rëntgen dhe të shihet pasojat, se sa është dëmtuar buxheti dhe institucionet e shtetit dëmtuar dhe të ketë jo vetëm përgjegjësi penale, por edhe të gjitha mjetet të kthehen”, konsideron Selmani.

Ndërkohë, profesori Angel Ristov, thotë se me rëndësi është që ligjet në Kuvend të mos miratohen pa konsultim me ekspertët pasi, sipas tij, praktika e deritashme ka treguar se aktet ligjore në të shumtën e rasteve nuk janë miratuar që t’u shërbejnë qytetarëve, por grupeve të caktuara politike apo bizneseve të afërta me pushtetin.

“Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar vëmendje e posaçme duhet kushtuar miratimit të ligjeve, përkatësisht përmbajtjes së tyre. Ligjet duhet miratuar pas një konsultimi të gjerë me ekspertët dhe jo të bëhen bazuar në interesat e politikës ditore pasi jemi dëshmitarë të rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve, të cilët përballen me probleme të shumta gjatë realizimit të të drejtave të tyre më elementare”, thotë ai.

Pushteti gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është ndër më të kritikuarit nga pothuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare, nga BE-ja e SHBA-ja, të cilat me ngulm kërkojnë rezultate në vendosjen e sundimit të ligjit.

Kritikat më të mëdha kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Penal që kanë lënë të lirë dhjetëra ish-zyrtarë të lartë të akuzuar për vepra të rënda penale nga periudha e qeverisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Arsen Janevski, njohës i çështjeve juridike, beson se të ndodhur përballë kritikave të fuqishme nga jashtë, Qeveria doemos duhet të tregojë rezultate në gjyqësor.

“Duhet të presim që të ketë ndryshime. Çdo qeveri ka të përcaktuara prioritetet dhe nuk ka dilema se në pjesën e gjyqësorit dhe organeve gjyqësore duhet të bëhen ndryshime apo reforma. Kemi një gjyqësor joefikas, prandaj kemi kritika nga të gjitha anët. Reformat duhet të përfshijnë ndryshime në mënyrën e përzgjedhjes së Këshillit Gjyqësor që është organi më i lartë gjyqësor në vend, reforma në prokurori dhe në organet e tjera të drejtësisë”, thotë Janevski.

You Might Also Like

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Misteret në Bosnjë dhe Hercegovinën: Cilët ishin njerëzit që ndërtuan anijet e gjetura thellë nën ujë mijëra vjet më parë?

Shembet ura në Rusi u shemb dhe ra mbi një tren, të paktën 7 të vdekur. “U hodh në erë”

Ai e tradhtoi gruan e tij me një dado, iku nga vendi me të dhe u shtir si një burrë i pikëlluar: 20 vjet më vonë, u zbulua e VËRTETA E TMERRSHME

Horoskopi ditor për 29 maj

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Drita mund Prishtinën, edhe një hap më afër titullit, fiton edhe Ballkani

Kosova Times Kosova Times April 17, 2025
Borisov: Aktualisht, askush nuk mund të formojë një qeveri
Kurti viziton pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut
Reuters: SHBA-të përgatitin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
Putin pret “stabilizim” të situatës pas humbjeve në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?