By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve
January 29, 2026
Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave
January 29, 2026
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtëpia e Bardhë bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah
Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 10:14 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët izraelitë e kanë informuar këshilltarin për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, lidhur me “qasjet e reja alternative” për operacionin në qytetin në jug të Gazës, Rafah, pas shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan u tha zyrtarëve se bisedimet mes Izraelit dhe Egjiptit për hapjen e pikëkalimit në Rafah janë thelbësore për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë.

Më 20 maj, Sullivan u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, liderin e opozitës, Yair Lapid, dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më herët gjatë ditës deklaroi se gjatë takimit me Sullivanin ka thënë se shteti i tij do të zgjerojë operacionet në Rafah.

Vizita e Sullivanit në Izrael u realizua dy javë pasi ushtria izraelite po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rafah dhe në kohën kur Izraeli ka intensifikuar bombardimet në këtë qytet.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kundërshton një pushtim të plotë të Rafahut, për shkak të frikës të dëmit që mund t’i shkaktohet civilëve që janë të strehuar atje.

Operacionet ushtarake izraelite në pjesët lindore të qytetit veçse kanë detyruar më shumë se 810.000 palestinezë të shpërngulen, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

“I theksova [Sullivanit] detyrën e Izraelit për të zgjeruar operacionin tokësor në Rafah, për të shkatërruar Hamasin dhe për të kthyer pengjet”, shkroi Gallant në X, që më herët njihej si Twitter.

Lufta në Gazë ka nisur pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 persona.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politologu Mujanoviq i pergjigjet Brnabiq per kritkat ndaj Escobar

Kosova Times Kosova Times December 14, 2022
Parlamenti ukrainas voton për të njohur Çeçeninë si territor të pushtuar përkohësisht
Kelmendi e Manja diskutojnë për bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar
Java e Shenjtë, çmimet në rënie për peshkun nga toni te sepjet
Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?