By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takoi ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini
May 19, 2025
KMDLNj: Prishtina është shndërruar në një deponi të plehrave
May 19, 2025
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”
Lajme

Hapet edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theatre Festival 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 8:49 AM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 8-të i PITF – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, në Teatrin “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB.

Para të pranishmëve, ai tha se Festivali PITF edhe këtë edicion vjen si pjesë e zhvillimit të gjerë të kapaciteteve artistike dhe teatrore në Kosovë.

“Puna juaj artistike, krahas shembujve të rrjetëzimit dhe modeleve të bashkëpunimit, e vulosë Kosovën si shtet kontribuues, e jo vetëm pjesëmarrës. Prania e larmishme në festivalin tuaj tregon që Republika jonë siç ka qenë edhe mbetet, mikpritëse për punët e mira dhe për miqtë tanë që besojnë thellësisht në vlerat sociale e kulturore të artit dhe në kulturën si shprehje të demokracisë e të shoqërisë”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për artin dhe politikën, ai tha se ato njëmendë janë dy gjëra të ndryshme, që duhet të jenë të pavarura, por nuk mund të jenë të ndara, dhe se këtë na e mëson e vërteton jo vetëm historia e periudhës së antikitetit, ku i gjejmë dyja, por e gjithë historia në secilën periudhë të saj.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar mekanizma të fuqishëm katalizues dhe fuqizues në aspektin infrastrukturorë, duke marrë përsipër mbrojtjen, rivitalizimin dhe renovimin e hapësirave teatrore në Kosovë.

Me këtë rast, ai përmendi realizimin me sukses të Ligjit të ri për Kulturë, i cili ka reformuar tërë legjislacionin në kulturë me standardet dhe punën kërkimore më të lartë në bashkëpunim dhe konsultim mbi dy vjeçar, me akterët vendorë e ata ndërkombëtarë. Siç tha ai, efektet e tyre do t’i shohim edhe në aspektin afatgjatë, ku për teatrot zvogëlohet burokracia, rriten mundësitë dhe hapen dyert e bashkëpunimit edhe më shumë.

Në fund të fjalës, kryeministri u zotua se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë nismave artistike që e përfaqësojnë fuqinë shpirtërore të Kosovës, si kontribuuese e denjë dhe krijuese në Ballkan, Evropë e më gjerë.

Në kuadër të ceremonisë së mbrëmshme, kryeministri gjithashtu vizitoi edhe ekspozitën e fotografit Arton Humollit, me titull “AJO” (“HER”), me të cilën ka fituar disa çmime ndërkombëtare.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari z. Hajrulla Ҫeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

I nderuari profesor Zijad Mehić, drejtor i Festivalit Prishtina International Theatre Festival 2024,

Të nderua ambasadorë, i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, ish-aktor i mirënjohur, dhe i Malit të Zi, Bernard Ҫobaj,

I nderuari, z. Blerim Olluri, Rektor i AAB-së,

I nderuari, Lulzim Tafaj, themelues i AAB-së dhe poet i mirënjohur,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve kulturore,

Të nderuar artistë dhe artdashës, profesorë, mësimdhënës dhe studentë,

Të nderuar të pranishëm,

Ju faleminderit për ftesën tuaj në këtë vit të rëndësishëm për festivalin Prishtina International Theatre Festival (PITF) dhe skenën teatrore. Festivali PITF edhe këtë edicion vjen si pjesë e zhvillimit të gjerë të kapaciteteve artistike dhe teatrore në Kosovë. Puna juaj artistike, krahas shembujve të rrjetëzimit dhe modeleve të bashkëpunimit, e vulosë Kosovën si shtet kontribuues, e jo vetëm pjesëmarrës. Prania e larmishme në festivalin tuaj tregon që Republika jonë siç ka qenë edhe mbetet, mikpritëse për punët e mira dhe për miqtë tanë që besojnë thellësisht në vlerat sociale e kulturore të artit dhe në kulturën si shprehje të demokracisë e të shoqërisë.

Kontributi juaj i vlefshëm qëndron po ashtu për testimin dhe kalitjen e realiteteve “pa pasoja”, gjë që teatri e bën më së miri nga të gjitha artet. Bertoldt Brecht nuk i donte pasqyrat që reflektonin realitetin, por në të kundërtën ta kalitnin atë. Ashtu edhe puna juaj e kalitë dhe e formëson të përditshmen, e ekzaminon të kaluarën dhe e projekton të ardhmen.

Sigurisht që ka një lidhje të politikës me artin, sepse dikush prej jush mund të ketë thënë çka po bën ky këtu që po flet tash para shfaqjes. Politika dhe arti njëmendë janë dy gjëra të ndryshme, duhet të jenë të pavarura, por nuk mund të jenë të ndara dhe këtë na e mëson qysh periudha e antikitetit, kur arti dhe politika, e posaçërisht teatri dhe qeverisja e kanë moshën e njëjtë, pra pikërisht në antikitet. Dhe që ato nuk ngelen të ndara prej njëra-tjetrës, nuk na e mëson pastaj vetëm historia e periudhës së antikitetit, por e gjithë historia në secilën periudhë të saj. Unë mësova që shfaqja e parë do të jetë lidhur me boksierin Muhammad Ali. Edhe këtu ka një lidhje midis politikës dhe boksit siç mund ta keni ndjerë që të gjithë që sadopak e ndjekin politikën, jo boksin. Njësoj sikurse në boks edhe në politikë njerëzit e marrin vesh shumë herët që fitorja ose jo varet jo vetëm nga shkathtësia dhe forca e boksierit, por edhe nga kundërshtari, nga cilësia e dorëzave të boksit e që besa edhe nga cilësia e litarëve të ringut nganjëherë. Pra me çfarë masa ato të mbështesin që të mos rrëzohesh e të kthejnë sërish në ring që të vazhdosh betejën sigurisht deri në fitore.

Tash po kthehemi te skenari këtu çka më kanë shkruar të tjerët.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar mekanizma të fuqishëm katalizues dhe fuqizues në aspektin infrastrukturorë, duke marrë përsipër mbrojtjen, rivitalizimin dhe renovimin e hapësirave teatrore në Kosovë. Kemi realizuar me sukses Ligjin e ri për Kulturë, i cili ka reformuar tërë legjislacionin në kulturë me standardet dhe punën kërkimore më të lartë në bashkëpunim dhe konsultim mbi dy vjeçar, me akterët vendorë e ata ndërkombëtarë. Efektet e tyre do t’i shohim edhe në aspektin afatgjatë, ku për teatrot zvogëlohet burokracia, rriten mundësitë dhe hapen dyert e bashkëpunimit edhe më shumë. Kemi mbështetur çdo vit me rritje eksponenciale skenën e pavarur, ku teatrot janë përkrahur në nivel qendror dhe lokal me pako të veçanta dhe me sistemin e konsoliduar të subvencionimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj të jetë pranë nismave artistike që e përfaqësojnë fuqinë shpirtërore të Kosovës, si kontribuuese e denjë dhe krijuese në Ballkan, Evropë e më gjerë.

Ju falemnderit dhe urime.

You Might Also Like

Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….

Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta

CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision

Sonte finalja e Eurovizion 2025, drejtpërdrejt në RTK

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë shtetërore dy ditore në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Tarifat e Trump për çelikun dhe aluminin hyjnë në fuqi
Franca premtoi të furnizojë Ukrainën me luftëtarët Mirage 2000 në fillim të vitit 2025
Lumir Abdixhiku rizgjedhet kryetar i LDK-së
33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?