By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vetëm Albin Kurtit dhe VV-së i duhen zgjedhjet e parakohshme, askujt tjetër!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vetëm Albin Kurtit dhe VV-së i duhen zgjedhjet e parakohshme, askujt tjetër!
Opinion

Vetëm Albin Kurtit dhe VV-së i duhen zgjedhjet e parakohshme, askujt tjetër!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/22 at 5:30 PM
Kosova Times Published May 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Kthimi nga zgafellja shkatërruese: Kohëve të fundit Albin Kurti po e teston opozitën nëse janë për zgjedhje të parakohshme të cilat opozitës nuk i duhen asgjë kurse Albinit dhe VV i duhen si biletë kthimi nga skëterra e dështimit dhe infuzion për të shtririn në shtratin e vdekjes politike. Si karrem e hodhi idenë e shpërndarjes së Kuvendit, kinse me kërkesën e opozitës e të cilën pozita që personifikohet në personalitetin e mitizuar të Albin Kurtit do ta pranonte. Opozita aktuale në Kosovë ( i thënçin opozitë, ndjesë kërkoj ), nuk bëhet bashkë as për një pjatë pasuli, edhe në këtë rast u bigëzuan si bifurkacioni i Nerodimës, PDK – ë e përkrahë shpërbërjen e Kuvendit siç kërkon autokrati Kurti kurse LDK-ë dhe AAK -ë kërkojnë, sipas meje, me plotë të drejtë shkarkimin apo dorëheqjen e KM Kurtit e që VV e kundërshton me arsyetimin se Kurti, me 40 hajdutët që e përcjellin, ka punuar mirë. E vërteta është krejt diku tjetër, Kurti nuk jep dorëheqje sepse dyshon se pastaj nuk do të shkohet në zgjedhje por se do të formohet një qeveri pa Kurtin kryeministër që është shumë e mundshme dhe e realizueshme, madje edhe e dëshirueshme deti në zgjedhjet e rregullta. Në anën tjetër opozita nuk i ka votat për ta shkarkuar kryeministrin kështu që Albini mund të flejë desh e dathë sa i përket këtij rreziku. Kam një përshtypje që Albini nuk është fare i interesuar edhe për një mandat të tretë si kryeministër, ai është i interesuar, pasi nuk ka mundësi të bëhet kryeprokuror shteti, atëherë do të bëhet president ekzekutiv. Është shumë e qartë se kurdo që do të mbahen zgjedhjet, kryeministri i ardhshëm e që nuk do të jetë Albini do të zgjidhet, jo si meritë e votave të fituara por si rezultat i kompromiseve dhe pazareve partiake dhe politike. Kryeministri i tillë do të jetë lehtësisht i cenueshëm dhe i varur nga një president i fuqishëm si supozohet se mund të bëhet Albin Kurti. Pastaj, ky kryeministër, nuk ka rëndësi si do të quhet do të jetë zbatues i Zajebnicës që nënkupton se Albini do të nxirret si qimja prej tëlyeni nga përgjegjësia e zbatimit të Zajebnicës. Refuzimin për zbatim të Zajebnicës ( nëse zgjedhjet mbahen në tre muajt e ardhshëm ) autokrati Kurti do ta përdorë si armë me mbushje bërthamore gjatë fushatës zgjedhore duke thënë se as amerikanët dhe evropianët nuk mund të më detyrojnë ta pranoj një vendin që e rrezikon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës ani pse e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit që e bënë Kosovë të varur nga Serbia duke e legjitimuar ndarjen e brendshme si askush para tij. Këtë e ka bërë, ose nga mosdija sepse e kanë futur në këto gërshërë Mark Welleri dhe Veton Surroi, i pari mercenar i certifikuar kurse i dyti projugosllav dhe antishqiptar i thekur, mercenar, si vlerë e shtuar Nuk kam besuar se Albini ngulet në këtë kunj dhe nuk dëshiroj të jetë e vërtetë. Flasim tash për zgjedhje.

Kush fiton zgjedhjet e kush të trashët e Surlës: Nëse partitë opozitare pajtohen që zgjedhjet të mbahen në tre muajt e ardhshëm atëherë do të bëhen kontribuuesit kryesorë të fitores së VV – së, e cila, nē asnjë rrethanë nuk i fiton 50 përqind të votave por fiton mjaftueshëm për riciklimin e trushpërlarëve, qoftë si pjesë e qeverisë apo edhe si deputetë që na bënë jetën e vështirë me mosdijen e tyre dhe fjalorin toksik që po e përdorin. Kapjen e institucioneve e kanë shndërruar në dhunim brutal kurse nepotizmin e kanë bërë si dukuri normale pa të cilën nuk mund të jetohet. Korrupsionin e kanë bërë të detyrueshëm sikur Abetaren për nxënësit e klasës së parë. Për t’i ikur presionit nga BE e sidomos nga Tramp, nëse i fiton zgjedhjet, Albini ka shumë nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse, si kryeministër nuk do të përballojë kërkesat e ndërkombëtarëve, pas të përfundojnë zgjedhjet në BE dhe SHBA. Përmes zgjedhjeve të parakohshme, Albin Kurti, brekët e mbushura me m..lt, patatet e nxehta dhe këmbët e arushës do ia lente kryeministrit të ardhshëm. Prandaj edhe kërkon zgjedhje të parakohshme të cilat opozita në asnjë mënyrë nuk duhet t’i pranojë. Arsyetimi se zgjedhjet e parakohshme mund të parandalojnë dëme të tjera kundër Kosovës janë të paqëndrueshme, pas Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, Kosovës nuk mund t’i bëhet dëm më i madh. Nëse zgjedhjet do të mbahen në tre muajt vijues, PDK mund ta ketë një rritje të lehtë, LDK do ti rikthejë një përqindje të votave që Vjosa Osmani ia fali VV -së kurse AAK do të rritej për 1-2 përqind. Këto rritje do t’i hiqeshin nga xhirollogaria e votave të VV – së që i fitoi në zgjedhjet e fundit. Në anën tjetër, nëse zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, VV do të pësonte rënie më të madhe kurse PDK dhe LDK nuk do të binin nën 25-27 përqind me kusht të angazhimit të fuqishëm. AAK nuk do të mbetej nën 10 përqind. Edhe në rastin e parë sikur edhe të dytin partitë opozitare do të fitonin shumicën e deputetëve shqiptarë kurse, nëse zgjedhjet do të mbahen në afat të rregullt PDK dhe LDK, pa asnjë problem do ta siguronin shumicën e deputetëve shqiptarë. Prandaj opozita duhet t’i refuzojë zgjedhjet e parakohshme duke refuzuar të marrë asnjë përgjegjësi që i takon qeverisë së tanishme përfshirë disa ligje të ndjeshme e që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Pozita e Vjosa Osmanit varet nga vullneti i ndërkombëtarëve apo mëshira e Albinit. Madje, si po duket , Vjosa Osmanin nuk mund ta shpëtojë as partia super e fuqishme ” GUXO “, me dy nënkryetarë dhe 32 anëtarë. Kush lakmon të hyjë në koalicion me VV pas zgjedhjeve eventuale të parakohshme do ta ketë fatin e atij që fle me fëmijë të vegjël që orë e çast pëshurren, madje edhe më të keq.

You Might Also Like

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

Kosova Times May 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Irlandës

Kosova Times Kosova Times March 12, 2025
Fico ka bërë një koalicion besohet se do të jetë kryeministër i Sllovakisë
Pranga gruas, kapet duke vjedhur para në një dyqan në Fushë Kosovë
Izraeli mund ta fitojë betejën, por ta humbasë luftën: Çfarë do të thotë me të vërtetë?
Rusia regjistroi një mesazh audio nga një anije e kapur nga Irani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?