By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së
January 7, 2026
WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte
January 7, 2026
SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba
January 7, 2026
Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur
January 7, 2026
Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Konferencën e Mbrojtjes, flet për rrezikun serb e rus në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Konferencën e Mbrojtjes, flet për rrezikun serb e rus në rajon
Lajme

Kurti në Konferencën e Mbrojtjes, flet për rrezikun serb e rus në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 5:53 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte folës kyç në Konferencën e Mbrojtjes në Londër që këtë vit po zhvillohet me temën “Parandalimi: ndërtimi i kapaciteteve për t’iu kundërvënë kërcënimeve globale”.

Në fjalimin e tij hyrës, në auditoriumin kryesor të Kolegjit të Mbretit (King’s College), në hapësirat e së cilit po zhvillohet ky edicion i Konferencës së Mbrojtjes, kryeministri Kurti foli për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, 25 vjet më parë me rastin e çlirimit të Kosovës, dhe për rrezikun që autokratët paraqesin sot për sigurinë e vendit, Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi.

Ai tha se suksesi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ka sfiduar pikëpamjet pesimiste se çfarë mund të arrinte ndërhyrja perëndimor. Ajo, përveçse se ndaloi gjenocidin që po zhvillohej mbi popullin shqiptar nga regjimi i Millosheviqit, i hapi rrugën rikthimit të mbi 1 milion refugjatëve, rindërtimit të 120 mijë shtëpive të djegura ose të shkatërruara dhe fillimit të një demokracie.“Ajo që rezultoi ishte një republikë e pavarur, një angazhim për qeverisje të mirë dhe mirëqenie sociale të qytetarëve – qeverisje që respekton të drejtat e njeriut dhe vlerëson qëndrueshmërinë institucionale, me një kushtetutë dhe ligje që, siç theksoi Këshilli i Evropës në fillim të këtij viti, i përmbushin dhe tejkalojnë standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, dhe organet e zgjedhura në mënyrë demokratike që i zbatojnë ato ligje”, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se 25 vjet pas intervenimit të NATO-s, Kosova është forcuar me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar dhe tani është demokracia numër një në rajon, krahas përparimit ekonomik e shoqëror.

E ndërkohë që Ballkani Perëndimor dhe rajoni në përgjithësi është zhvilluar me shpejtësi të madhe dhe ka ndryshuar në mënyrë domethënëse, kërcënimet kanë vazhduar të jenë të pranishme, dhe kjo jo pak për faktin që zyrtarë të lartë të regjimit të Millosheviqit që ishin në pushtet një çerek shekulli më parë edhe sot janë në pushtet në Serbi, përfshirë këtu presidentin aktual të Serbisë, por edhe për faktin se Serbia po krijon gjithnjë e më shumë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, nënvizoi kryeministri, njofton qeveria nëpërmjet një kumtese e për media .

Ai veçoi kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit nga forcat speciale serbe në qershor të vitit të kaluar dhe sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, si dy raste të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Beogradi zyrtar, i cila, siç tha kryeministri, mendon se ka një boshllëk politik dhe të sigurisë që ia mundëson një sjellje të tillë.

Ai shtoi se Kosova nuk është i vetmi vend në rajon i rrezikuar nga ndonjë sulm fizik, teksa tërhoqi vëmendjen edhe tek rreziku që paraqet infrastruktura dezinformuese ruse e që përdor intervenimin e NATO-s për të dezinformuar mbi perëndimin.

Në përfundim të fjalës kryeministri tha se është e nevojshme që të ripërtërihet kohezioni dhe aleanca demokratike e para 25 vjetëve, në mënyrë që shtetet që mbrojnë vlerat demokratike, të mbyllin boshllëkun politik dhe praktik që i bën liderët autokratë të besojnë se sulmi ndaj një vendi tjetër evropian, apo çfarë do sulmi, është i mundshëm.

Pas fjalës hyrëse, diskutimi me të pranishëm në sallë vazhdoi nën moderimin e gazetarit Adam Boulton nga TalkTV, ish redaktor në Sky News, njofton Qeveria. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë

Fushatë mashtruese për gjobat në emër të Policisë së Kosovës

Kurti uron ortodoksët për Krishtlindje

Katër raste të dhunës në familje, tre persona në mbajtje, një në kërkim

Hetohen dy raste të vdekjeve në Prishtinë e Malishevë

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çiklizmi ia siguron Australisë medaljen e parë të artë

Kosova Times Kosova Times July 27, 2024
Rusia dënon me gjashtë vjet e gjysmë burgim gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva
“Në 10 sekonda pashë më shumë vdekje se kurrë në jetën time.”
Nuk ndalet Rey Manaj, i shënon edhe Besiktasit të Rashicës
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?