By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën
Rajon / Botë

ShBA përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/05/23 at 11:43 PM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 275 milionë dollarësh. Paketa do të përfshijë predha artilerie 155 mm, municione ajrore me saktësi të lartë dhe mjete tokësore, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten tre zyrtarë amerikanë.

Forcat ruse kanë goditur për muaj të tërë qytetin verilindor të Kharkiv-it. Më 10 maj Moska nisi një sulm tokësor në veri të rajonit përreth, një ofensivë që Kievi thotë se ka ngecur në dy linja sulmi për momentin.

Ndihma ushtarake, e cila mund të shpallet deri të premten, do të jepet në bazë të një ligji që e lejon presidentin amerikan të autorizojë transferimin e pajisjeve dhe armëve nga rezervat e Shteteve të Bashkuara pa patur nevojë për marrjen e miratimit nga Kongresi në rastet e emergjencave.

Zyrtarët folën në kushte anonime sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje.

Në muajin prill, Presidenti Joe Biden nënshkroi në ligj një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Kongresi autorizoi 60.8 miliardë dollarë ndihma në forma të ndryshme për Ukrainën, përfshirë 8 miliardë dollarë për raste emergjente që mund të autorizohen direkt nga presidenti amerikan.

Paketa e ndihmave, përveç municioneve, përfshin edhe automjete të posaçme për të transportuar nga fusha e betejës tanket e dëmtuara dhe pajisje të tjera të rënda, shenjë që tregon se Uashingtoni pret vazhdimin e sulmeve dhe humbjen e pajisjeve në beteja.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vdes Beqir Aliu, një ndër figurat më të rëndësishme të FC Prishtinës

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Sveçla nderon ambasadorin e ndjerë Murati: Humbje e madhe për diplomacinë
Sveçla flet për aksionin në Kaçanik
Talibanët urdhërojnë mbylljen e salloneve të bukurisë në Afganistan
Hakmarrja për urën e Krimesë- Shpërthime në qendër të Kievit, nën goditje e gjithë Ukraina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?