By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell
August 9, 2025
Ambasada e Polonisë në Zagreb lëshoi një paralajmërim për qytetarët e saj për shkak të mashtrimit me akomodimin.
August 9, 2025
Osmani: DokuFest e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendër të kulturës
August 9, 2025
Hambari si trashëgimi e lashtë, vendi ku dikur ruheshin drithërat
August 9, 2025
Rrustemi: Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin kushtetues
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore
Rajon / Botë

Srebrenica, udhërrëfyese për një politikë të re botërore

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 10:02 AM
Kosova Times Published May 23, 2024
Share
SHARE

OKB-ja me shumicë votash e njeh si gjenocid masakrën e Srebrenicës. Me këtë vendim bashkësia ndërkombëtare jep një sinjal paralajmërues kundër çdo forme të gjenocidit.

Ditët përkujtimore nuk i kthejnë më në jetë të vrarët. Ditë të tilla as nuk e zhbëjnë padrejtësinë. E po ashtu ato as nuk mund të mbushin boshllëkun, që kanë lënë pas njerëzit e vrarë. Ditët përkujtimore janë vepra simbolike, që të paktën një herë në vit opinioni publik të ndërgjegjësohet për atë se çfarë ka ndodhur dhe të reflektohet për të. E tani me miratimin e rezolutës së OKB-së më në fund do të ketë edhe një datë, në të cilën do të përkujtohet tmerri i Srebrenicës, masakra e kryer gati 30 vjet më parë.

Në korrik 1995 ushtarët serbë tëBosnjes vranë në Srebrenicë mbi 8000 djem e burra myslimanë, me qëllim që të eliminonin këtë grup etnik. Ushtarët holandez të helmetave të kaltra nuk e ndaluan këtë masakër, pjesërisht edhe të frikësuar për sigurinë e tyre.

Ditë përkujtimorë për gjenocidin

Këtej e tutje dita përkujtimore nuk do të sensibilizojë vetëm për tmerrin e Srebrenicës, por ajo është një ditë eksplicite, në të cilën emërtohet dhe përkujtohet si gjenocid ajo që ka ndodhur atëherë. Me vendimin për ta cilësuar gjenocid masakrën, OKB-ja ndjek vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila më 2007 e konstatoi juridikist si gjenocid atë çfarë kishte ndodhur në Srebrencië.

Konventa e OKB-së për gjenocidin e përkufizon atë si një veprim, që “ka për qëllim, të shkatërrojë pjesërisht ose tërësisht një grup kombëtar, etnik, race, apo feje”. Vrasja e shumë njerëzve të pafajshëm është jo vetëm një veprim i qëllimshëm, por i nxitur edhe nga një motivim, që synon shuarjen e identitetit të një grupi popullsie.

Gjermania bashkë me Ruandën ishin bashkë nismëtarë të rezolutës së OKB-së për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë. Të dy vendet me këtë nismë donin të theksonin edhe, se gjykimet e gjykatave janë të detyrueshme, edhe kur ato mund të jenë kundër pozicionit vetjak.

Debati për gjenocidin

Ky vendim për rezolutën e OKB-së vjen në kohë, kur në mbarë botën debatohet çështja, nëse mund të cilësohet ose jo si gjenocid bombardimi i Gazës dhe uria e popullsisë atje. Afrika e Jugut ka kërkuar për këtë një proces në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, proces ky që mund të zgjasë me vite. Gjykata në një vlerësim paraprak të kësaj akuze e ka quajtur atë si të besueshme.

E njëjta gjykatë është duke shqyrtuar edhe padinë e Nikaraguas kundër Gjermanisë për mbështetje për gjenocidin ndaj palestinezëve. Njëkohësisht kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, kërkon urdhër arreste kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant si dhe tre krerëve ushtarak e politik të Hamasit nën dyshime për krime lufte dhe krime çnjerëzore.

Standarde të dyfishta? 

Izraeli dhe dy aleatët e tij ShBA dhe Gjermania janë të indinjuar. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, konstatoi, se ajo që po ndodh në Gazë “nuk është gjenocid”. Edhe qeveria e Gjermanisë kritikoi, se me kërkesën për urdhër arreste ndaj të dyja palëve të konfliktit organizata terroriste Hamas vihet në një kategori me “udhëheqjen e zgjedhur në mënyrë demokratike” të Izraelit.

Në këtë klimë të ndezur ligjore dhe politike duhet vlerësuar rëndësia e votimit të OKB-së për Srebrenicën. Vendimi i OKB-së për të vendosur ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të atëhershëm, do të influencojë debatin për gjenocid eventual në Gazë dhe në Ukrainë. Një debat, që vendos në një sprovë jo vetëm OKB-në. Edhe Gjermania akuzohet nga shumë vende, se po vepron me dy standarde.

Efekti në Ballkanin Perëndimor

Por edhe më shpejt e i menjëhershëm do të jetë efekti i rezolutës në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia dhe Republika Srpska do ta perceptojnë atë si një provokim. Në kulturën politike globale të polarizimit, natyrisht që Rusia do ta shfrytëzojë këtë debat, për të nxitur sërish potencialin e konfliktit në Ballkan. Me qëllimin strategjik, që plaga e Ballkanit të mos mbyllet.

Po ashtu në Asamblenë e OKB-së krahas Rusisë dhe Serbisë janë pozicionuar edhe vende të tjera kundër kësaj dite përkujtimore, ndër to: Nikaragua dhe Venzuela e Hungaria. Rusia nuk ia ka dalë sidoqoftë këtu që të instrumentalizojë për qëllimet e saj vendet myslimane. Gjermania dhe Ruanda kanë luajtur një rol të rëndësishëm për këtë rezolutë. Është një hap i rëndësishëm, që rezoluta për Srebrenicën mund të shërbejë si udhërrëfyese për një politikë të re botërore. OKB-ja ka dhënë një sinjal paralajmërues kundër çdo lloj forme të gjenocidit.

You Might Also Like

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet

Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump

Kosova Times May 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Balluku në samitin e Athinës: Takime dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit energjetik rajonal

Kosova Times Kosova Times June 19, 2025
Vuçiq mbështet serbët në veri dhe u bën thirrje të ruajnë paqen 
Antwerp fiton Kupën e Belgjikës, Arbnor Muja, feston me flamurin e Kosovës
Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert
Lloyd: Trupat koreano-veriore grumbullohen në Rusi për të hyrë ‘së shpejti’ në luftën e Ukrainës:
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?