By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë
Rajon / Botë

Blinken njofton rishikimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 6:48 AM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

“Gjatë muajve të fundit, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ në pushtet ka hartuar dhe miratuar një ligj për ‘ndikimin e huaj’ i cili do të minonte lirinë e shprehjes dhe bashkëpunimit, do të stigmatizonte organizatat që u shërbejnë qytetarëve të Gjeorgjisë dhe do të pengonte organizatat e pavarura të medias që punojnë për të siguruar qasjen e gjeorgjianëve tek lajmet e pavarura”, thuhet në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan tha përmes deklaratës se në përgjigje të veprimeve të qeverisë gjeorgjiane, Uashingtoni po zbaton një politikë të re të kufizimit të vizave për Gjeorgjinë. Masa përfshin zyrtarë, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët, përgjegjës për minimin e demokracisë në Gjeorgji.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus. Protestues dhe anëtarë të opozitës janë dhunuar nga forcat e rendit.

Në deklaratën e Sekretarit Blinken thuhet se qeveria gjeorgjiane ndërmori një fushatë frikësimi dhe dhune për të shtypur protestat paqësore, veprime që dëmtojnë demokracinë gjeorgjiane.

“Mbështetja amerikane për demokracinë në Gjeorgji është e gjatë dhe themelore për marrëdhëniet tona dypalëshe. Kushdo që minon proceset ose institucionet demokratike në Gjeorgji, përfshirë periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të tetorit 2024 në Gjeorgji, mund të konsiderohet i papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë amerikane dhe nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Kryediplomati amerikan njoftoi një rishikim të plotë të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjeorgjisë, me shpresën që udhëheqësit në Tbilisi të rishqyrtojnë projektligjin dhe të ndërmarrin hapat e duhur drejt aspiratave euroatlantike.

You Might Also Like

Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku

Dita e dytë e negociatave në Abu Dhabi – “Gjëmba” territoriale

Rrëshqitje dheu përfshin një fshat në Java Perëndimore

Strategjia e re e mbrojtjes së SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haxhiu: Opozita që 29 herë nuk po merr pjesë në votim

Kosova Times Kosova Times June 25, 2025
Aktivistja kundër luftës Olga Nazarenko vdiq në Ivanovo
Nacionalistët në Turqi sulmuan ushtarët amerikanë. Një herë i tërhoqën një thes mbi kokë
Vuçiq: I kërkon falje serbëve që votuan kundër Rusisë në OKB. Kremlini: pranon falje
OSBE për dorëheqjet serbe në 2022: Kthim prapa për drejtësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?