By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INPO fton MAShTI-n që të anuloj tenderin për monitorimin e mediave kritike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > INPO fton MAShTI-n që të anuloj tenderin për monitorimin e mediave kritike
Lajme

INPO fton MAShTI-n që të anuloj tenderin për monitorimin e mediave kritike

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 3:27 PM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Organizata INPO kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) që të anuloj procedurën e prokurimit me titull “Kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”, e cila është në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e prokurimit për kontraktimin e shërbimeve të veçanta.

Bazuar në analizën e dokumenteve të tenderit, INPO ka gjetur se ky tender nuk i plotëson kërkesat e nenit 57, të Rregullores Nr.01/2022 për prokurimin publik, paragrafët e së cilit lejojnë kontraktimin e shërbimeve të veçanta të cilat nuk mund të sigurohen përmes procedurave rekrutuese sipas Ligjit për Zyrtarët Publik dhe që janë shërbime profesionale të kategorive dhe profesioneve të veçanta që nuk parashihen brenda organogramit apo pozitave të punës brenda institucionit.

Sipas termave të referencës së dosjes së tenderit, i kontraktuari do të ketë këto detyra

  1. Monitorimin dhe analizimin e paraqitjes së Ministrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;
  2. Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave;
  3. Pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike;
  4. Bashkë me mbikëqyrësin përgatitë raportin vjetor të kërkesave për qasje në dokumente publike dhe raportet të tjera sipas kërkesës;
  5. Hartimin e Planit të rrjedhjes së parasë (CASH PLANIT) dhe përgatitje të lëndëve për pagesë;
  6. Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

INPO i rikujton Ministrisë, se trajtimi i kërkesave për qasje në dokumente publike dhe punët e tjera administrative dhe organizative për rrjedhjen e parasë, nuk janë shërbime të veçanta dhe janë detyra dhe përgjegjësi të zyrtarëve publik brenda administratës publike. Ndërkaq, shpenzimi i parasë publike për monitorimin e mediave të cilat e atakojnë Ministrinë apo janë kritik ndaj Ministres, është keqpërdorim i parasë publike dhe detyrës zyrtare.

INPO fton Ministrinë që të anulojë këtë procedurë të prokurimit me qëllim të ruajtjes së integritetit të prokurimit dhe kërkon që të sigurohet se shpenzimi i parasë publike bëhet vetëm për qëllime të interesit publik dhe sipas autorizimeve ligjore.  /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

Kosova Times Kosova Times March 23, 2024
Parlamenti finlandez mbështet anëtarësimin në NATO
Një sukses i pabesueshëm: Kanali i Suezit , gjatë ndërtimit të të cilit vdiqën rreth 125 mijë njerëz
Macron ndërmjetësoi pasi Trump donte të anulonte takimin e Zelensky
Lituania do ta furnizojë Ukrainën me dronë sulmues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?