By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Cheesecake: 10 recetat tona më të mira
May 19, 2025
OBSH: 300 milionë duhanpirës më pak në 20 vjet
May 19, 2025
Tërmet në Kroacinë jugore: ‘Goditje e papritur dhe pastaj lëkundje’
May 19, 2025
Gjukanoviç në Sarajevë: Nacionalizmat në Ballkan po ringjallen përsëri
May 19, 2025
Kush është presidenti i ri rumun?
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!
Opinion

Dita e Presidentit, simbolikë shtetërore e jo partiake!

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 9:23 AM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Dita e Presidentit korrespondon me zgjedhjet e para presidenciale të 24 Majit të vitit 1992, në të cilat u zgjedh presidenti i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) në përputhje të plotë më Kushtetutën e Kaçanikut.

Abuzimi me familjen Rugova vazhdon edhe me presidenten Osmani

Paradoksi i shënimit të kësaj dite është se, nga ajo kohë e deri më sot, përveç retorikeve elektorale, nuk e kemi pasur asnjë iniciativë serioze për ndryshimet kushtetuese të cilat mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë!

Të shënosh Ditën e Presidentit dhe të mos e flasësh asnjë fjalë për mundësinë e zgjedhjes së presidentit me votën e popullit është mashtrim i mbështjellë me hipokrizi i presidentes për të mbrojtur interesat personale para atyre shtetërore.

Përdorimi i familjes Rugova nga ana e presidentes Osmani për interesa thjesht personale është vijimësi e veprimeve të saj, e cila asnjëherë nuk ka punuar për interesin partiak dhe shtetëror, por gjithnjë në radhë të parë e ka kënaqjen e egos personale.

Sikur të ishte ndryshe, presidentja afër vetes tek familja Rugova duhej të kishte drejtuesit e dy institucioneve shtetërore, kryeministrin dhe krye parlamentarin, drejtuesit e subjekteve politike e jo bashkëshortin e saj!

Dita e 24 Majit apo dita e presidentit do duhej të simbolizonte ditën e unitetit politik e jo të kthehet në kremte partiake apo klanore brenda sojit të njëjtë! Veç kësaj, presidentja duhet të jetë drejtuese e shtetit dhe e politikës së jashtme në veçanti, pasi ministrja e punëve të jashtme z. Gërvalla-Shvarc me paaftësinë e saj diplomatike ka degraduar skajshmërish. Ajo shkon dhe takon vetëm grupe të interesit në diasporë, takon arbëreshët nga dy herë në vit, por jo edhe mërgatën në Itali, ani pse disa herë i kam shkruar dhe bërë ftesë për vizitë të mërgatës në pjesën veriore të Italisë.

Çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare me pasoja fatale për vendin

Pas dështimit (përmes letrave) për të qenë në rend dite anëtarësimi i Kosovës në KiE në takimin e Komitetit të Ministrave të 17 majit, presidentja do duhej të merrte masa ndëshkimore për shkarkimin e ministres kryeneçe të punëve të jashtme, e cila kokë në vete dhe me direktiva të kryeministrit Albin Kurti i dërgojë letër të pavlerë Komitetit të Ministrave në KiE, letër të cilën e tërhoqi disa orë më pas!

Gërvalla duhet të shkarkohet edhe për shkak të mbrojtjes së megaskandalit korruptiv të ambasadorit Martin Berishaj, të skandalit të përmasave ballkanike.

Pas dështimit skandaloz, Kosova po provon të riniset sërish drejt anëtarësimit në KiE me një draft-statut të ri për Asociacionin, por me letra dhe draft-statute nuk fiton Kosova, por ndihmohet drejtpërdrejt Serbia.

Në këtë rast presidentja duhet ta merr në dorë timonin e diplomacisë së jashtme, për ta rikthyer çështjen e anëtarësimit në binarë të shëndoshë. Kjo është e mundur dhe duhet të ndodhë sa më parë, duke dëshmuar guxim dhe pragmatizëm në marrjen e vendimeve shtetërore për themelimin sa më parë të Asociacionit, të këtij obligimi ndërkombëtar që ka marrë Kosova në momentin e ratifikimit të marrëveshjes së 19 Prillit 2013 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sikurse pavarësia e Kosovës që nuk guxon të kthehet pas, as dokumentet e ratifikuara në Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk kthehen pas, ato duhet të zbatohen. Ne nuk e kemi komoditetin të bëjmë veprime dualiste, atë që na konvenon ta pranojmë, kurse ato që nuk na pëlqejnë t’i refuzojmë. Për faktin se fati ynë kolektiv dhe ekzistenca e shtetit të Kosovës është e lidhur ngushtë me interesat e aleatëve tonë perëndimorë.

Çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare dhe çdo tendencë për ikje nga rekomandimet e aleatëve tonë strategjik për themelimin e Asociacionit do të jetë me pasoja fatale për vendin!

Fitorja e Serbisë në KiE mund të bëhet akoma më e madhe nëse presidentja nuk e merr guximin për ndërmarrjen e hapave kushtetues që e obligojnë si drejtuese e shtetit. Një qasje më pragmatike e presidentes do të ndihmonte në heqjen e masave ndëshkimore ekonomike të vëna pa drejtësisht nga BE-ja ndaj shtetit tonë për fajin e politikës aventureske të kryeministrit.

You Might Also Like

“Odisejada” e talljes së deputetëve edhe sot në seancën e 18…

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Balje: Po presim vendimin për votim të fshehtë

Kosova Times Kosova Times May 17, 2025
Njësitë speciale policore kërkojnë rritjen e shtesave për rrezikshmëri
Kurti në ShBA, merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike
Kurti në Bruksel, i bën thirrje BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës
Paqeruajtësit rusë kanë mbyllur pikat e tyre të vëzhgimit në Nagorno-Karabakh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?