By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të larguar nga shtypja në Kinë, myslimanët kërkojnë lirinë në qytetin e Nju Jorkut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të larguar nga shtypja në Kinë, myslimanët kërkojnë lirinë në qytetin e Nju Jorkut
Rajon / Botë

Të larguar nga shtypja në Kinë, myslimanët kërkojnë lirinë në qytetin e Nju Jorkut

Kosova Times
Last updated: 2024/05/25 at 7:08 PM
Kosova Times Published May 25, 2024
Share
SHARE

Roja kufitare amerikane ndaloi në kufirin jugor më shumë se 24,000 shtetas kinez gjatë vitit 2023. Një rritje dramatike prej 12 fish krahasuar me një vit më parë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen nga Nju Jorku, mes atyre që kërkojnë azil të bie në sy një grup i vogël myslimanësh kinez të etnisë hui.

Emigrantët kinezo-myslimanë të etnisë hui, të ardhur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, mblidhen në lagjen Flushing të qytetit të Nju Jorkut për një darkë hallall të ofruar nga një biznesmen lokal i etnisë hui. Ata kaluan kufirin jugor amerikan pa viza dhe kërkuan azil politik.

Në të kaluarën, shtypja e qeverise kineze ndaj komunitetit hui ishte më e vogël krahasuar me myslimanët ujgurë. Por historitë që tregojnë emigrantët që sapo kanë ardhur, sugjerojnë për përkeqësim të situatës. Ata duan që emrat e tyre të mbahen sekret nga frika e persekutimit të familjeve të tyre në Kinë.

“Policia të kontrollon telefonin, fotografitë, mesazhet, median sociale. Nëse të gjejnë diçka për fenë, ju dalin probleme të mëdha”, thotë një emigrant mysliman i etnisë hui.

Ai thotë se zyrtarë të qeverisë kineze shkuan në shtëpinë e tij kur mësuan se ai dhe bashkëshortja praktikonin fenë myslimane.

“Disa njerëz u futën në shtëpinë time dhe mbajtën shënime se çfarë bëjmë ne. Ata erdhën disa herë për kontroll dhe ne nuk mund ta praktikojmë besimin tonë”.

Autoritetet kineze i mohojnë akuzat për shtypje. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, ata thanë se:

“Qeveria kineze i mbron liritë fetare të qytetarëve në përputhje me ligjin. Të gjitha grupet etnike në Kinë gëzojnë të drejtën e besimit fetar siç e përcakton ligji. Në Kinë nuk ka ndërhyrje tek feja”.

Profesorit David Stroup, ekspert për çështjet kineze, thotë për Zërin e Amerikës se shtypja fetare në Kinë ka patur një shtrirje të gjerë gjatë dekadës së fundit.

“Duke filluar nga viti 2014, qeveria kineze ndërmori hapa për të vendosur kufizime ndaj fesë myslimane, pra kufizime në praktikimin e besimit fetar”.

Profesori thotë se më shumë myslimanë kinezë po kërkojnë strehim politik pas përshkallëzimit të fundit të kontrollit të qeverisë mbi liritë fetare.

“Në vitin 2023 pati një përplasje të madhe lidhur me restaurimin e një xhamie. Shteti kinez tha se stili i ndërtimit ishte i paligjshëm. Banorët u përleshën me policinë lokale dhe kjo shtoi frikën e shtimit të shtypjes ndaj tyre.”

Emigrantët e ardhur në lagjen Flushing mbështeten tek komuniteti lokal për strehë, veshje dhe ushqime. Por ata janë të shqetësuar për familjet që kanë lënë pas.

“Nuk jemi vetëm ne por ka edhe shumë besimtarë të tjerë myslimanë që janë larguar nga Kina, që për shkak të shtypjes kanë ikur nga vendlindja e tyre dhe janë vazhdimisht në lëvizje. Ne jemi një numër i vogël njerëzish që kanë pasur fatin të vijnë në Shtetet e Bashkuara”, thotë një mysliman emigrant nga Kina.

Ndërsa janë në pritje të vendimit për azil, këta emigrantë po praktikojnë besimin e tyre pa frikë dhe po ndërtojnë jetë të reja për veten dhe familjet e tyre.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times May 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Nga unë nuk do ta dëgjoni parullën “Bac u kry”, aspirata është bashkimi kombëtar

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Ylli s’ndalet, e regjistron fitoren e tretë radhazi ndaj Bashkimit
Kurti: ShBA-të janë partner, mik dhe aleat kyç i Republikës së Kosovës
Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin paralajmëruesit e UÇK-së
U dhunuar fizikisht nga bashkëshorti, gruaja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës, konsumon detergjentë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?