By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos ndaj ligjit për “agjentë të huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos ndaj ligjit për “agjentë të huaj”
Rajon / Botë

Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më afër rrëzimit të vetos ndaj ligjit për “agjentë të huaj”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 3:09 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Një komitet parlamentar në Gjeorgji e ka hedhur poshtë veton e presidentes pro-perëndimore të shtetit, Salome Zurabishvilit për të ashtuquajturin ligj për “agjentë të huaj”, duke ua mundësuar deputetëve që të zbatojnë legjislacionin, pavarësisht protestave të brendshme dhe kritikave të Perëndimit që një vendim i tillë po dëmton rrugën e Gjeorgjisë drejt komunitetit euro-atlantik.

Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.

Duke marrë parasysh vendimin e Komitetit parlamentar për Çështje Ligjore, ligjvënësit e Gjeorgjisë pritet të shqyrtojnë përmbysjen e vetos së presidentes, në një seancë të mbajtur më 28 maj.

Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e cila e ka shtyrë përpara miratimin e legjislacionit, e gëzon shumicën në Parlament dhe pritet që ta rrëzojë lehtësisht veton.

Komiteti parlamentar e ka marrë vendimin pavarësisht një proteste paqësore të mbajtur në Tbilisi më 26 maj dhe një paralajmërimi të Avokatit të Popullit në Gjeorgji, Levan Ioseliani, që ligji, të cilit zërat kritikë i referohen edhe si “ligji rus” – për shkak të ngjashmërisë që ka me ligjin që përdor Rusia për t’i heshtur zërat kundërshtarë – duhet të ndryshohet, për të zvogëluar dëmin në shoqërinë civile.

Mijëra persona, kryesisht të rinj, kanë marshuar në Tbilisi në Ditën e Shtetësisë, më 26 maj, duke bërë thirrje që Ëndrra Gjeorgjiane të heqë dorë prej ligjit.

Vetë Zurabishvili ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian dhe forcimi i lidhjeve me Shtetet e Bashkuara, janë kyçe për Gjeorgjinë, që ta ruajë lirinë e vet.

Gjeorgjia është vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, por ende nuk i ka nisur negociatat, të cilat mund të zgjasin me vite.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më 26 maj se “do të vazhdojnë të mbështesin aspiratat e popullit të Gjeorgjisë për një të ardhme euro-atlantike”.

You Might Also Like

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:

Helikopteri që transportonte manjatin rus rrëzohet – Ai u ngatërrua në kabllo (video)

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sigal Prishtina eliminon Pejën, prek gjysmëfinalen e Kupës

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
SHBA planifikon të vendosë sanksione kundër batalionit izraelit
Irlanda i jep 80,000 EURO kujtdo që shkon në atë vend, dhe ja çfarë është caku
Mot i vranët dhe me riga shiu
Putin paralajmëron Finlandën për “probleme” pas mbylljes së kufirit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?