By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë
December 18, 2025
Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja
December 18, 2025
Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)
December 18, 2025
I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues
December 18, 2025
Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë
Lajme

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 7:00 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikimeve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) numri i aplikimeve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas raportit të EUAA-së në muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Evropian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37.

Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime.

Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje.

Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.

Ndërkohë sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin përgjatë vitit 2023, nga shtetasit shqiptarë u paraqitën gjithsej 9,145 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të EUAA-së, interesi më i lartë i shtetasve shqiptarë për aplikime për azil si për vitin e shkuar edhe për tre muajt e parë të këtij viti kështu në vende si Franca, Italia dhe Gjermania.

Përveç Bashkimit Evropian, prirja e shqiptarëve për të kërkuar azil gjatë viteve 2022 dhe 2023 ishte edhe në Britani të Madhe, ku vlerësohet se 16 mijë deri në 20 mijë kërkesa janë në pritje për t`u shqyrtuar.

Ndërkohë këtë vit numri i shqiptarëve që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në Angli përmes kanalit të la Manshit, sipas autoriteteve britanike është në shifra të papërfillshme.

You Might Also Like

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja

Tensione në Kuvend, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren: Çojeni në burg Belinda Ballukun… (VIDEO)

I burgosuri tenton arratisjen gjatë trajtimit mjekësor – sulmon zyrtarin e Shërbimit Korrektues

Gjendet pa shenja jete një e moshuar në Junik

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Derbi i basketbollit luhet në “Karagaç”, Peja përball Prishtinës

Kosova Times Kosova Times February 12, 2023
Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK
JL: Rusia dhe Ballkani, sfida Malazeze-Bulgare: Kremlini nuk i beson Vuçiqit, i beson Dodikut; Ata do të përpiqen të krijojnë “Bjellorusinë serbe” nga RS
Montella favorit për stolin e Manchester United
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj “Qytetar Nderi” i Kalabrisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?