By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina ndërton portin premtues në Peru; Por me çfarë çmimi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina ndërton portin premtues në Peru; Por me çfarë çmimi?
Rajon / Botë

Kina ndërton portin premtues në Peru; Por me çfarë çmimi?

Kosova Times
Last updated: 2024/05/28 at 6:47 PM
Kosova Times Published May 28, 2024
Share
SHARE

Porti Chancay i ndërtuar nga kinezët në Peru, mund të bëhet pika kryesore e kalimit të mallrave nga Azia. Por, siç njofton Zëri i Amerikës, banorët vendas dhe analistët e sigurisë thonë se të mirat ekonomike vijnë me një çmim.

Në vetëm pak vite, gjiri detar është bërë i panjohur për Miriam Arcen-in.

“Ky nuk është më gji. Është mbuluar i tëri. Është i gjymtuar”, tregon ajo.

Zonja Arce ka jetuar pranë portit Chancay gjatë gjithë jetës së saj. Ajo thotë se ndërtimi i portit po dëmton mjedisin dhe 20 mijë familjet që jetojnë aty pranë, pasi mbetjet nga ndërtimi i portit po përfundojnë në oqean.

“Peshkimi vazhdon të zhduket. Vendi ku po ndërtohet porti është vendi ku riprodhohen peshqit”, thotë zonja Arce.

Ndërtimi i këtij porti masiv në qytetin Chancay, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit të Perusë, Lima, pritet të mbarojë brenda fundit të këtij viti. Objektivi është që përmes tij të kalojnë mallrat nga Azia drejt Amerikës së Jugut.

Firma kineze Cosco Shipping zotëron 60% të portit me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Pjesa tjetër është në pronësi të një kompanie peruane.

“Do të konsolidojë rolin kryesues të Kinës për tregtinë në Amerikën Latine dhe do të forcojë marrëdhënien ekzistuese tregtare. Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara që në vitin 2015 si partnere kryesore e Perusë për tregtinë”, thotë ekonomisti Pedro Maldonado.

Interesimi i Kinës për Perunë buron kryesisht nga mineralet dhe pasuritë e tjera natyrore të këtij vendi.

“Nga 60 miliardë dollarë mallra që eksportohen drejt vendeve të tjera, 20 miliardë shkojnë në Kinë. Shumica e eksporteve janë minerale, si bakri”, thotë zoti Maldonado.

Firma kineze Cosco Shipping thotë se porti do të ulë kostot si dhe kohën për transitin e mallrave nga 30 në 20 ditë.

Në një intervistë në janar, zëdhënësi i kompanisë, Mario de las Casas, tha se porti mund të përballojë deri në 1 milion anije transporti në vit.

“Peruja është vend kryesues për prodhimet bujqësore, por nuk ka kapacitetet për t’i dërguar në Azi. Shpresojmë se deri në fund të vitit 2024, ky port do ta ofrojë këtë mundësi”, tha zoti de las Casas.

Kina mund të ketë edhe ambicie të tjera me këtë port të ri, thotë profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Euclides Tapia.

“Nuk ka asnjë dyshim, asnjë diskutim, që ky port do të përmbushë një funksion ushtarak, pasi marina kineze është e përfshirë në ndërtimin e portit”, thotë profesor Tapia.

Ai thotë se Kina do të përpiqet gjithashtu të konsolidojë influencën e saj në Amerikën Latine duke investuar në linjat kryesore tregtare.

“Do të krijohet një lidhje shumë e ngushtë mes Kinës dhe Amerikës Latine, siç po veprojnë në kontinentet e tjera, si Afrika apo Azia Juglindore. Është i njëjti skenar: kontroll ekonomik dhe influencë ushtarake”, thotë profesor Tapia.

Firma kineze Cosco Shipping nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për koment të Zërit të Amerikës.

Zyrtarët peruanë i dhanë firmës kineze Cosco të drejtat ekskluzive për operimin e këtij porti të ardhshëm gjigand. Më pas, ata thanë se nuk e kanë autoritetin ligjor për t’ia dhënë këtë ekskluzivet kompanisë kineze. Ndërsa mosmarrëveshja vazhdon, po ashtu ka vazhduar edhe ndërtimi… dhe banorët shohin panoramën që ndryshon.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times May 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

UGSh shpalle fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta” për vitin 2022

Kosova Times Kosova Times October 28, 2022
Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
Polonia: Perëndimi t’u përgjigjet sulmeve ruse në gjuhën që Putini e kupton
Ukraina: Civilët duhet të largohen këtë dimër nga zonat e çliruara
ShBA: Kina po e rrit arsenalin bërthamor më shpejt seç pritej
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?