By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dodik: Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq për shkak të orientimit evropian të RS-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dodik: Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq për shkak të orientimit evropian të RS-së
Rajon / Botë

Dodik: Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq për shkak të orientimit evropian të RS-së

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 1:47 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
Bosnian Serb leader Milorad Dodik speaks during an interview with the Associated Press, in the Bosnian town of Banja Luka, 240 kms northwest of Sarajevo, Friday, Dec. 29, 2023. Bosnian Serb separatist leader wowed to carry on weakening his multiethnic, war-scarred country to the point where it will tear apart, despite the pledge by the United States to prevent such an outcome. "I am not irrational, I know that America's response will be to use force…but I have no reason to be frightened by that (realization) into sacrificing (Serb) national interests," Milorad Dodik, the president of Bosnia's Serb-run part, told The Associated Press in an interview Friday. (AP Photo/Radivoje Pavicic)
SHARE

Presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, tha se Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse u tërhoq nga procedura parlamentare, pasi që “Republika Sërpska është e përkushtuar për rrugën evropiane”.

Ky ligj, që njihet edhe si Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq nga debati në Asamblenë Kombëtare të entitetit serb të Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë më 28 maj.

Ligji u tërhoq me kërkesë të Qeverisë së RS-së dhe vendimi u bë publik nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i këtij entiteti, Millosh Bukelloviq, i cili nuk dha detaje për arsyen e tërheqjes së ligjit.

Ligji ofron mbikëqyrje të posaçme dhe mundësi për të ndaluar punën e organizatave joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalesë për aktivitete politike dhe nevojën për regjistrim shtesë dhe dërgimin e raporteve financiare.

Ligji përkufizon si “agjentë të ndikimit të huaj” organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime apo aktivitete politike, ndikojnë në opinionin publik dhe ato që “shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska”.

Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Dodik tha se u pajtua me Qeverinë e RS-së dhe anëtarët e koalicionit qeverisës në Parlamentit të këtij entiteti që të tërhiqej ligji, në mënyrë që të “harmonizohet më shumë me ligjet që disa shtete evropiane kanë dhe i zbatojnë” dhe të “harmonizohet me praktikat ligjore evropiane”.

“Propozimi u tërhoq për koordinim shtesë dhe do të kthehet me kohë në një procedurë të re”, tha presidenti i Republikës Sërpska.

Dodik, i cili është nën sanksione amerikane dhe britanike për shkak të veprimeve kundërkushtetuese, kishte njoftuar për hartimin e këtij ligji më 2022.

Asambleja Kombëtare e RS-së e ka miratuar këtë projektligj në shtator të vitit të kaluar, i cili u kritikua nga publiku, sektori i organizatave joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Radio Evropa e Lirë, ligji është i afërt me legjislacionin që Rusia aplikon që nga viti 2012.

Ambasada amerikane ka thënë më parë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj është “shtypës dhe jodemokratik”, dhe se, nëse zbatohet, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, sepse vetë ligji, siç u tha nga kjo zyrë, “ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”.

You Might Also Like

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në moshën 111-vjeçare vdes banorja më e vjetër e BiH

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Organizohet turneu “TOP 8” për U13
Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe
Të paktën 33 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN
ISW: Rusia nuk ka ndërmend të bëjë lëshime në bisedimet në Stamboll
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?