By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Sulmohet makina që transportonte presidentin e Ekuadorit, njerëzit qëllojnë me gurë
October 8, 2025
Greta Thunberg i drejtohet Trumpit: “Ke probleme me zemërimin, më jep këshilla.”
October 7, 2025
Gjermani: Djali 15-vjeçar i kryetaes së bashkisë në paraburgim
October 7, 2025
Krasniqi: Klina është gati për rikthim
October 7, 2025
Arrestohet një edukatore e dyshuar për dhunë ndaj një fëmije në Lipjan
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haziri: Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Kosovës Lindore legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Haziri: Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Kosovës Lindore legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në veri
Lajme

Haziri: Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Kosovës Lindore legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 5:40 PM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, të cilat do të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024.

Haziri ka thënë se është shqetësuese kjo përfshirje e tij në zgjedhjet e Luginës së Preshevës.

”Përfshirja me ndarje, Kurti, po përfshihet për t’i ndarë përfaqësuesit politik në Kosovën Lindore, fatkeqësisht duke favorizuar dikë dhe duke lë dikë anash”, ka theksuar ai.

Nënkryetari i LDK-së ka deklaruar po ashtu se reagimi i Sami Salihut, i cili është pjesë në Bordin Menaxhues në Preshevë, nxjerrë në pah se si po lexohet përfshirja e kryeministrit të Kosovës në këto zgjedhje.‘’Reagimi i Sami Salihut, është për shqetësim sepse ai nxjerrë në pah se atje lexohet se dikush është me Kosovën dhe dikush tjetër me Serbinë dhe kjo nxjerrë tensione dhe ndarje të ashpra mes shqiptarëve atje’’ ka theksuar Haziri.

Në anën tjetër, Haziri ka konsideruar se po të ishte përfshirja e Kurtit në zgjedhje për t’i afruar shqiptarët do të ishte normale, por ndërhyrja si kjo është shembull i keq për të.

‘’Me pas qenë një lloj mendësie që përafron shqiptarët atje, sipas vullnetit të tyre, do ishte krejt normale por kjo ndërhyrje është shembull i keq”, ka shtuar ai.

Për Hazirin kjo ndërhyrje e Kurtit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës e ‘’legjitimon’’ ndërhyrjen e Vuçiqit në veri dhe në territor të Kosovës.

‘’Është edhe më keq sepse po e legjitimon ndërhyrjen e Vuçiqit në Veri dhe në territor të Kosovës, mandej me mekanizma tashmë e sa vite problematik që është bërë, dhe ky ”legjitimin” largon argumentin kryesor që ne nesër të kundërshtojmë këtë lloj  burimi të destabilizimit nga ana e Serbisë. Në anën tjetër shqiptarët kanë një referendum atje tash e 35 vjet dhe duhet mos të manipulohet me atë vullnet të popullit shqiptar, dhe tash flet për parime tjera krejt dhe është harruar verdikti shqiptar në ato tri Komuna’’ ka deklaruar Haziri.

Përndryshe, kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sot në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik në Prishtinë do të marrë pjesë në tubimin me qytetarë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), e cila vepron politikisht në Luginë të Preshevës.

Kurti pritet t’i ftojë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet lokale të 2 qershorit 2024 t’i votojnë dy kandidatët e PVD-së për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, përkatësisht Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin.

Para Luginës së Preshevës, Kurti ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku ka përkrahur koalicionin e forcave opozitare VLEN.

You Might Also Like

40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

BQK: Në Kosovë janë rreth 1.7 milion kartela bankare

Murati: Ka rritje në qarkullimin e bizneseve në vend

Osmani takon Hanrahan: Aleanca me SHBA-të është themel i sigurisë kombëtare

Fillon përgatitja për dimër, çmimet të larta e pagat të ulëta

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shkëlzen Jusaj zgjidhet kryetar i unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane, dega në Kosovë

Kosova Times Kosova Times July 6, 2024
RIA Novosti: “ Vuçiqi dinak po blen Rafales për luftë për Kosovën apo ortodoksët në BeH”
Ish-shefi i burgjeve në Siri paditur në SHBA për torturë
18-vjeçarja nga Venecia u përdhunua në një plazh shqiptar; një 26-vjeçar u arrestua
Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?