By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putini paralajmëron Perëndimin të mos e lejojë Ukrainën t’i përdorë raketat e tij për të goditur Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Putini paralajmëron Perëndimin të mos e lejojë Ukrainën t’i përdorë raketat e tij për të goditur Rusinë
Rajon / Botë

Putini paralajmëron Perëndimin të mos e lejojë Ukrainën t’i përdorë raketat e tij për të goditur Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 9:10 AM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror.

Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Presidenti Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.

Jens Stoltenberg
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike “The Economist” se anëtarët e aleancës duhet ta lejojnë Ukrainën që të godasë brenda Rusisë me armë perëndimore, pikëpamje e mbështetur nga disa vende anëtare të NATO-s, por jo nga Shtetet e Bashkuara.

“Përshkallëzimi i vazhdueshëm mund të shkaktojë pasoja të rënda”, tha për shtypin Presidenti Putin gjatë një vizite në Tashkent. “Nëse këto pasoja të rënda ndodhin në Evropë, si do të sillen Shtetet e Bashkuara, duke patur parasysh barazinë tonë në fushën e armëve strategjike?”

“Është e vështirë të thuhet nëse ata duan një konflikt global”, tha zoti Putin. Presidenti rus tha se sulmet ukrainase ndaj Rusisë me armë me rreze të gjatë veprimi do të kishin nevojë për ndihmë satelitore, zbulimi dhe ushtarake perëndimore, kështu që Perëndimi do të përfshihej drejtpërdrejt. Ai tha se dërgimi i trupave franceze në Ukrainë do të ishte hap drejt një konflikti global.

Duke folur për anëtarët e NATO-s, Presidenti Putin tha se vendet e vogla në Evropë “duhet të jenë të vetëdijshme se me çfarë po luajnë”, pasi ato kishin sipërfaqe të vogla tokësore me popullsi shumë të dendur.

“Ky është një faktor që ata duhet ta kenë parasysh përpara se të flasin për goditje në thellësi të territorit rus”, tha Presidenti Putin.

PËRPARIMI I TRUPAVE RUSE NXIT DEBATE NË PERËNDIM

Fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2022, shkaktoi dëmtimin më të madh të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit në 60 vjet. Kriza po përshkallëzohet drejt asaj që diplomatët thonë se është faza më e rrezikshme deri më sot.

Pushtimi ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas, ka detyruar miliona të ikin jashtë vendit dhe ka kthyer në gërmadha qytete të tëra.

Rusia, e cila kontrollon 18% të Ukrainës, po përparon dhe ka hapur një front të ri në rajonin e Kharkiv-it, duke nxitur një debat në Perëndim se çfarë mund të bëjë më shumë pasi i ka dhënë Kievit ndihma ushtarake prej qindra miliarda dollarësh.

Udhëheqësit perëndimorë dhe Ukraina kanë minimizuar paralajmërimet e Rusisë për rrezikun e një lufte më të gjerë që përfshin Rusinë, fuqinë më të madhe bërthamore në botë, dhe NATO-n, aleancën më të fuqishme ushtarake në botë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Ukraina thotë se duhet të jetë në gjendje të godasë përtej linjave të forcave ruse, përfshirë territorin rus, për të luftuar agresorin.

Zyrtarët rusë thonë se durimi i Moskës po venitet pas sulmeve të përsëritura të Ukrainës ndaj qyteteve ruse, rafinerive të naftës, dhe ditët e fundit, edhe kundër elementëve të sistemit të paralajmërimit të hershëm bërthamor.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse liderët botërorë takohen në Kombet e Bashkuara

Kosova Times Kosova Times September 18, 2023
Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: ShBA-të duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor 
Tmerr në Brazil: Një djalë (16) hyri në një shkollë dhe filloi të qëllonte, duke vrarë një nxënëse dhe duke plagosur tre të tjerë
Pensionistët mbi 85 vjeç, fillon pilotimi për lajmërimin në shtëpi
Numri i piramidave financiare në Rusi është rritur në një maksimum historik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?