By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët në udhëkryqin historik!  
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shqiptarët në udhëkryqin historik!  
Opinion

Shqiptarët në udhëkryqin historik!  

Kosova Times
Last updated: 2024/05/29 at 8:39 AM
Kosova Times Published May 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Shqiptarët ndodhen ndërmjet interesave gjeopolitike të aleancës perëndimore dhe të asaj lindore. Edhe pse jo me ndarje legjitime, shqiptarët de facto janë të ndarë mes lindjes dhe perëndimit. Përtej kësaj, shqiptarët janë të ndarë mes besimeve mesjetare dhe atyre të civilizimit botëror.

Dilemat e anëtarësimit në NATO

Në dukje të parë, interesat shqiptare janë të pozicionuara përkrah interesave të aleancës perëndimore, por, një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të ndarë mes besimeve të civilizimit evro-perëndimor dhe besimeve mesjetare, duke shkaktuar kështu përplasje të brendshme shpirtërore dhe jo vetëm.

Disa e shohin ekzistencën e tyre si komb të rreshtuar në rrugën e civilizimit evro-perëndimor, kurse të tjerët në heshtje e mbështesin agresionin e lindjes, përkatësisht të Rusisë ndaj vlerave dhe demokracisë perëndimore.

Lidershipi kosovar me qëllim është duke i bërë obstruksione politikës evro-perëndimore në raport me zgjidhjen përfundimtare të konflikteve shekullore me Serbinë. Kurse disa të tjerë me papjekurinë tyre politike po i kontribuojnë nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe konflikteve në Ballkan.

Pushteti i Vuqiqit lobojë tek shumë shtete që Kosova mos të pranohet në Këshillin e Evropës, dhe e arriti qëllimit më ndihmën e shteteve njohëse të pavarësisë së Republikës së Kosovës, siç janë Franca, Gjermania Italia, etj., pasi që Asambleja Parlamentare e kishte dhënë dritën e gjelbër përkundër argumentimeve të Bokojanis së Kosova i plotëson të gjitha kushtet për pranim në këtë organizëm ndërkombëtar.

Pas avancimit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përsëri ngritët dilema e anëtarësimit të plotë në këtë organizatë ushtarake.

Dilemat përkojnë në mosnjohjen nga OKB-ja dhe në mos përmbylljen e fazës tranzitore të FSK-së në ushtri të rregullt e shtetit të pavarur dhe sovran. Përtej kësaj mund të dalin pengesa tjera të paparashikuara nga të njëjtat shtete që bllokuan anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Kur kësaj t’i shtohen edhe ndryshimet gjeopolitike në Evropë pas luftës në Ukrainë, shumë lehtë Kosova mund të mbetet pengë e interesave strategjike të fuqive të mëdha, gjegjësisht e sakrifikimit tonë nga qendrat e vendosjes për të evituar një luftë të re në hapësirat ballkanike.

Sa kuptimplote ishte deklarata e Von Cramon: “Më vjen shumë keq, ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e njërit prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”.

E vetmja mundësi për të dalë fitimtarë në përballjen politike me Serbinë, është ndërlidhja e interesave amerikane në Ballkan me interesat tona, që i bie se, nëse arrijmë të shfrytëzojmë gërshetimin e atyre interesave do t’ia arrijmë më lehtë dhe pa viktima ta përmbyllin dialogun me Serbinë, në të kundërtën, na pret punë e madhe se sfida të panumërta.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times May 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bogujevci pritje për Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali

Kosova Times Kosova Times June 18, 2024
FPPK me dy seminare për trajnerë në Kosovë me ekspertin e ITTF-it: Përmirësimi i aftësive teknike dhe taktike në pingpong
Fëmijët e lindur nga dhuna, viktima të harruara të luftës
Gjermania apel Serbisë lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve
BBC: Turizmi masiv pothuajse shkatërroi ‘perlën e Adriatikut’. Ata po kundërpërgjigjen me këto lëvizje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?