By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Konferenca për Shëndetin dhe të Drejtat e Fëmijëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hapet Konferenca për Shëndetin dhe të Drejtat e Fëmijëve
Lajme

Hapet Konferenca për Shëndetin dhe të Drejtat e Fëmijëve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 6:43 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

U hap edicioni i 7-të i Konferencës për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se ministrja Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të shtatë të Konferencës për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Sipas njoftimit Konferenca e organizuar nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, ka për qëllim ofrimin e mundësive për shkëmbimin e njohurive, ideve, praktikave dhe diskutimeve domethënëse mbi gjetjet dhe trendet më të fundit në këto fusha kritike.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se, kjo Konferencë ka rëndësi të madhe, sepse ofron një platformë efektive për shkëmbimin e njohurive dhe praktikave në fushën e edukimit, mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve, një nga prioritetetet e padiskutueshme në të cilën është duke u punuar shumë, me politika dhe veprime.

Nagavci tha se, në Ministrinë e Arsimit është duke u punuar për të ofruar kushte dhe shërbime më të mira edukativo-arsimore, duke nisur që nga fëmijëria e hershme, sepse investimi në grupmoshat e reja rrit premisat për zhvillimin e fëmijëve në nivele tjera.

Duke folur për kompletimin e infrastrukturës ligjore për edukimin në fëmijërinë e hershme, ministrja Nagavci përmendi aprovimin e ligjit për EFH dhe pilotimin e kurrikulës për nivelin parashkollor, ndërsa theks të veçantë i kushtoi edhe politikave për zbatimin e mësimit dual, për mbështetjen e nxënësve me bursa, subvencionimin e organizatave që mbështesin fëmijët e komuniteteve, fëmijët me nevoja të veçanta dhe ata me aftësi të  jashtëzakonshme, ku të gjitha këto veprime ndikojnë në mirëqenien e tërësishme të fëmijëve.

Nagavci po ashtu tha se, është lansuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës, e cila përmban zotimin dhe përkushtimin e institucionit arsimor: për të siguruar një mjedis të sigurt për fëmijët, për të parandaluar dhe reaguar ndaj çdo shqetësimi, rreziku, apo dëmi për fëmijën dhe për të respektuar parimet themelore të Konventës për të drejtat e Fëmijës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, Nagavci theksoi se, të gjitha instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijës janë pjesë integrale e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe i gjithë kuadri ligjor dhe politikat nacionale e sektoriale janë në harmoni me konventat.

Në Konferencë fjalë rasti mbajti edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ndërsa të pranishëm ishin hulumtues, profesorë, studentë, nxënës e prindër.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

TAGGED: #Konferenca, #Shëndeti dhe të Drejtat e Fëmijëve
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA, disa të plagosur nga të shtënat në masë

Kosova Times Kosova Times May 26, 2025
Rrahje në Prishtinë, shoqërohen tre persona në polici
Nesër në Berlin do të mbahet samiti i radhës, Kosova përfaqësohet nga Kurti
Ukrainasit shkatërruan 15 varka ruse në rajonin Kherson
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT për çmimet tavan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?