By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “NCUK”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “NCUK”
Lajme

“NCUK”

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 1:48 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Shkruajnë: Heset ZYMBERI – Femi HALIMI

Një botim i ri letrar shumë simpatik, -si me desen -si me përmbajte kuptimesh brenda!

Autori i ri i krijimeve letrare te ne Besart Selimi botoi një përmbledhje me shkrime të lira, në një prozë të lehtë e depërtuese, si dhe me pak freski poetike diku nga fundi. Freski lexuese është edhe vetë titulli i librit, -“Ncuk”, që moderon me mënyrat e reja të komunikimit artistik me pasuritë e vetë gjuhës tonë. Është një mohim shqip, me shumë bashkëtingëllore, me të cilat autori sikur donë ta mbyllë edhe me fort veten në komunikim me botën, e cila me sa duket u bë tanimë shumë e rëndë për të rinjtë veçmas.

-Titulli i librit të autorit të ri Besart Selimit, botim i “2024” -shit te “Lena” në Prishtinë, -e në financim të vetë autorit për vete e veprimet tjera të botimit -të gjitha, nga redaktori z. Avni Rudaku përthekojnë një punë të kryer me sukses të vërtetë botues. Me këtë libër autori menjëherë tregon dijen dhe kulturën krijuese, e me to komunikimin me lexuesit, duke respektuar që më parë secilin që përballet me leximin, sidomos në këtë kohë, të thatësisë lexuese. Autori shfaqet edhe më në vazhdim, -dizajner si dhe coopyright 2024. Libri mandej ka një hyrje të redaktorit “Parathënie” si dhe një vërejtje publike të autorit për çështje të autorësisë dhe pronësisë së librit, ku ceket e drejta e pakontestueshme vetëm e autorit dhe e askujt tjetër. Kjo është e mirë sidomos në këtë kohë të plagjiatëve po se po, po edhe të marrjes drejtpërdrejt të një libri e të hedhjes së tij në emër personal të hedhësit e marrësit!

Ky autor në këtë libër tregon një aftësi mbi mesataren, të vrojtimit të dukurive frymore dhe të aftësive ekstraterrestriale të komunikimit me lexuesit, si me ata që e duan -si me ata që nuk e duan librin, gjegjësisht mënyrën artistike të informimit. Në këtë libër kështu hasim një desen të ri të narracionit dhe një nivel tjetër të ligjërimit ngase jemi mësuar rëndom tek të tjerët. Ka këtu kështu një ndryshim nga koha e vjetër e spektakleve politike, të luftërave të Mujëve e Halilëve, të mitit të Ajkunave e të djemve Omerëve në mbajtje të porosive të prindërve dhe të interesave të partive tani.

Nuk ka më britma e klithma në rrëfimet e reja tregimtare ndaj kundërshtarëve, por nuk ka as edhe respekt e nder më si më parë për heronjtë e rinj. Të jetosh edhe më në një ambient të ri me mënyrë të re të rrëfimit e të standardeve është mësimi i ri që tani e tutje do të ligjërohet. Tani duhet të mësohemi me diktaturë sundimi që nuk dihet as prej nga vjen, as që ka lidhje me partitë më -dhe as që mund të nënkuptohet mënyra e re e rregullave. Njeriu i ri tani është në një fushë universale fizike totale ku lëvizin njerëzit në një fushë pa peshë, në vend të elektroneve -dhe ku fusha e tërheqjes është një fushë magnetike e njëjtë për të gjithë, e përsëri nuk është e të gjithëve. Me këto ndryshime edhe arti e ligjërimi ndryshuan përgjithmonë. Jo se ndryshimi u bë për mirë a po për dëm, porse ja ndryshoi, sigurisht për mirë po besojmë!

Të jesh shkrimtar, historian a filosof në këtë kohë është mbinjerëzore, -që është mesazh nga mesteksti nëpër libër. Këtë e plotëson edhe stili, që njësoj performon përgjat gjithë leximit në një podium të gjërë hapësire x që është sa në tokë -sa në qiell.

Tregimet nëpër libër që janë strukë e ngjeshë si në paketim për kohë të gjatë, janë në strukturë të thyer të narracionit, në një mënyrë të re joshëse shumë, që merr joshje veçmas nga fjalët dhe shprehjet sa arkaike në kohën e duhur të thënies së tyre. Me të vërtetë libri dëshmon se kemi të bëjmë me një krijues të ardhshëm shumë të aftë e të ditur.

Narracioni i ri i ngritur me shumë efe e anesa të bukura rreshtave radhë pas radhe haset edhe tek disa autorë tjerë të rinj e të mesëm në letërsinë e artet te ne në Kosovë dhe kjo është për të mirë! Ky autor për më tepër arrin të përfundon ligjërimin politik e historik dhe kalon në atë etik, që është kulmi i arritjes në diturinë e arteve. Zaten gjithçka që jepet për njerëzit në dituri jepet për të dëshmuar në fund mësimin për etikën, a njerëzinë, si thuhet në mes nesh.

Pas gjithë ligjërimit të të gjithë librave mësojmë se qëllimi i mbramë dhe superior i autorit ka qenë dhe është e do të jetë etika, apo edukimi, a kultura njerëzore! Pa edukatë nuk ka asgjë -apo pa të nuk vlen as gjithë një diçka që me sukses arrihet. Edukimi a kultura kështu është kulmi i arritjes njerëzore, -e sa për aftësitë tjera dhe besimin -se çfarë mënyre besimi ka dikush, kjo mbetet në nivelin politik e filozofik të përjetshëm!

-II-

Ndarja dhe kthimi në kohën para ligjërimit

Përmbajtja nisë me “Ncuk” që është një përçudnim për kohën në të cilën jetojmë sikur dhunshëm. Një nëntitull tregon se autori “bie në mendime” -që do të thotë se ka një kohë kur duhet të mendohet për gjithçka njëherë, që të ketë një të qenme për të cilën do të flitet.

Pas kësaj shkohet tutje me një peripatetizëm aristotelian “bie në kujtime”. Me të dilet në sipërfaqe të konfliktit si një përplasje pozitive krijuese me shëtitje kolektive aristoteliane deri në Pire e në kthim në vend të ligjërimit dhe “Futem në politikë”, -e për të shkuar në fund tek bota pa formë e kënaqësive me titull “Përjetime”!

Ndërmjet shkrimeve në prozë ka edhe një pjesë të shkrimit në poezi, si një shembull sprovë për autorin se e njeh edhe poezinë mjaft mirë. Poezia shtrihet në një fushë të veçuar për të, në kapitullin “Përjetimet”, në faqet 109 -124 deri tek titulli i zbrazët për fund “Imagjinata”!

Mirë është të provohet edhe në vargje, për nderë të shkrimit arkaik kur shkruhej vetëm në vargje dhe quhej “poiezy” në ato kohë në rrethet ku shkruhej në Greqinë e Vjetër. “Dashuria epike, Në botën e iluzioneve, Nëpër dashuri, Që s’na kuptuan kurrë”,…e tituj tjerë poetikë arkaikë e asociues në botën e psikës njerëzore nga koha e erupcioneve të Etnave e Vezufëve të të rinjve në sprovat e rinisë,

-III-

Empatia si thirrje dhe kulturë e së ardhmes

Libri ky kështu, përveçse është mjaft modern, ka një stil tërheqës për lexuesit dhe shëron në mënyrë të vet si barë të lodhurit pas kohës kovidiane. Përmes shkrimeve të këtilla lexuesit arrijnë që për kohë të gjatë të lirohen nga vetëdijet kolektive të ngecjeve dhe të mendësive të shuara më për këtë kohë. Tani arrihet që edhe me meditim, po edhe me ndërrim vendi të ideve e qëllimeve, si që thoshte populli më parë edhe me ndërrim të mendve thjeshtë, të arrihet një shëndet mental dhe një dituri e re.

Titulli asociativ “Ncuk” tregon kohën në të cilën jemi të gjithë dhe ku secili mendon se dallon nga të tjerët për të mirë -por që si që mësohet në tekst të librit -duhet ndryshuar mendimin dhe përsiatjet kolektive për një sinergji të re kolektive e kombëtare, ose edhe shkollore për të arritur shkuarjen para për mirë. Një çuditje në mënyrë të vet është një arkaizëm tërheqës për mënyrë të vet të vendit ku ka vetë ky titullim në këtë mënyrë.

Duke perceptuar gjithë kohën e ligjërimit në një lartësi pamjesh mbi botën, mendësohet lexuesi me kohë për një ndërkuptim dhe përkrahje të çdo njeriu që është në nevojë dhe që ka një nivel të lirë të ndjesive. Empatia -ndjesia e dhembjes për të tjerët performon përgjatë gjithë arteve si një nga krahët e kulturës njerëzore universale -dhe mandej sërish gjithçka kthehet në fillim.

“In arche eno logo” -në fillim ishte fjala!…

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

TAGGED: #Besart Halimi, #Femi Halimi, #Heset Zymberi, #NCUK
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
Serbia, po e bind(rrejshëm) Ameriken për Asociacionin, derisa ne po merremi me fajsinë tonë të brendshme!
Operacionet Speciale të Ukrainës shkatërrojnë mbi një duzinë ushtarë të Koresë së Veriut në ofensivën e Kurskut
ShBA vendosin të furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze veprimi 150 kilometra
Ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit në Samitit e OSBE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?