By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPB serbe: Arrestohet një kosovar në Merdarë për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPB serbe: Arrestohet një kosovar në Merdarë për krime lufte
Lajme

MPB serbe: Arrestohet një kosovar në Merdarë për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 8:50 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe theksoi se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

“Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiq, sipas komunikatës.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e raportuar të shtetasit kosovar.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij.

Duraku u arrestua në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe i caktoi masën e paraburgimit po atë muaj.

Familjarët e tij thonë se akuzat kundër Durakut nuk qëndrojnë, pasi ai, para luftës në vitin 1999, ka jetuar me familjen e tij në Angli.

Në fillim të këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për, siç i cilësoi ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës.

You Might Also Like

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

TAGGED: #Arrest, #Ivica Daçiq, #Krime lufte, #Merdare, #MPB, #Serbi, #Tefik Mustafa
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PDK: Nga marrëveshja finale me njohje në qendër – në marrëveshje të përkohshme me Asociacion në qendër

Kosova Times Kosova Times February 28, 2023
ShBA-ja i premton Izraelit mbështetje të “palëkundshme” kundër kërcënimeve nga Irani
Forcat opozitare kritikojnë Qeverinë: Dështuat në anëtarësimin e Kosovës në KE
Abdixhiku kërkon koordinim me aleatët për normalizimin e veriut
Temperaturat e larta, personat e ndjeshëm t’u shmangen rrezeve të diellit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?