By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një shkollë e mesme në Kaliforni ofron bursa për nxënës nga Ukraina dhe Afganistani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një shkollë e mesme në Kaliforni ofron bursa për nxënës nga Ukraina dhe Afganistani
Rajon / Botë

Një shkollë e mesme në Kaliforni ofron bursa për nxënës nga Ukraina dhe Afganistani

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 9:53 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Një shkollë e mesme private në Kaliforni ka ofruar bursa për tre refugjatë nga Ukraina dhe Afganistani. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot, një pedagoge amerikane ka hapur shtëpinë e saj për dy prej tyre ndërsa ata përfundojnë studimet.

Nxënësja e shkollës së mesme Yeva Cherkasova-Shekera po studionte në Kiev kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës në vitin 2022.

“Nuk e kam menduar kurrë se një ditë do të përjetoja luftën dhe bombardimet”, thotë ajo.

Kur gratë në familjen e saj u zhvendosën në Poloni, ajo kontaktoi shkollën e mesme “High Bluff Academy” në San Diego të Kalifornisë dhe mori një bursë të plotë.

“Pas gjithë veprimeve çnjerëzore që pashë, erdha këtu dhe pashë se si njerëzit këtu donin të më përqafonin me zemrat dhe gjithë mirësinë e tyre. Mendoj se këtë do ta mbaj në mend. Gjithmonë duhet të ketë besim për më mirë”, thotë ajo.

Themeluesja e shkollës, Jill Duoto ka paguar biletat e adoleshentes për udhëtimin për në Amerikë dhe tani po paguan shkollimin e saj këtu.

“Gjithmonë kam dashur të ndihmoj të tjerët. Ka kaq shumë njerëz në nevojë. Gjithmonë kam dhuruar para për bamirësi, por nuk mund të kesh të njëjtën ndjenjë kënaqësie vetëm përmes nënshkrimit të një çeku për një organizatë bamirësie sepse nuk e sheh se ku shkojnë paratë. Pra, nuk ndërvepron me njerëzit që po ndihmon. Kështu që kjo ka qenë një përvojë vërtet pozitive për mua”, thotë ajo.

Rreth një e treta e nxënësve këtu janë të huaj. Mohammad dhe Aqila Mohammadi janë vëlla e motër, që në vitin 2021 u zhvendosën në Pakistan me familjen e tyre pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve. Zonja Duoto i ndihmoi ata me viza studentore dhe i solli në Kaliforninë Jugore.

“Për mua, Jill është më shumë se nënë. Ajo bëri një gjë vërtet të mrekullueshme për ne. Pa të, ne ishim të humbur dhe nuk do të ishim këtu”, thotë ajo.

Zonja Duoto nuk mundi të gjente familje pritëse për nxënësit afganë, kështu që ajo i mori ata në shtëpinë e saj. Ajo gjithashtu ndihmoi tre nxënësit në përgatitjet për studime universitare. Aqila Mohammadi dëshiron të shkojë në universitet dhe të diplomohet në biologji, Cherkasova-Shekera në marketing dhe Mohammadi thotë se dëshiron të bëhet inxhinier elektrik.

“Unë dua të diplomohem në informatikë dhe inxhinieri. Unë vërtet dua të plotësoj mangësitë e arsimimit tim në Afganistan, veçanërisht në matematikë, dhe të përmirësoj anglishten”, thotë Mohammmadi.

Zonja Duoto po bashkëpunon edhe me një qendër arsimore në Afganistan për të ndihmuar vajzat afgane të përfundojnë studimet e tyre përmes internetit dhe të marrin diploma të shkollës së mesme nga shkolla “High Bluff Academy”, në mënyrë që ato të mund të aplikojnë në universitetet jashtë vendit.

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

TAGGED: #Afganistan, #Bursa, #Kaliforni, #Nxënës, #Shkollë e mesme, #Ukrainë
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina nis një proces kundër Rusisë për shkatërrimin e hidrocentralit Kakhovka

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
“Tradita gojore në shekullin 21”, ligjëratë nga Anna Di Lellio
Aksident tragjik në Drenas, humb jetën një fëmijë dhe lëndohen 4 persona
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
Ish-ministrat Zharku dhe Shala intervistohen nga Komisioni për energji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?