By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon përfaqësuesen e SHBA-së: Synojmë kapituj të rinj bashkëpunimi
July 17, 2025
Kosova përfiton nga korniza financiare e BE-së
July 17, 2025
Thaçi e Krasniqi thërrasin dëshmitarë, Veseli e Selimi jo
July 17, 2025
Seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së mbahet më 22 korrik
July 17, 2025
Haxhiu: Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, i habitshëm
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia kthen sytë nga Rusia, Kina për energjinë bërthamore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Turqia kthen sytë nga Rusia, Kina për energjinë bërthamore
Rajon / Botë

Turqia kthen sytë nga Rusia, Kina për energjinë bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/01 at 7:44 PM
Kosova Times Published June 1, 2024
Share
SHARE

Turqia ka njoftuar se do të vërë në funksionim këtë vit centralin e saj të parë bërthamor. Centrali ka një reaktor bërthamor të prodhuar nga specialistë rusë dhe ka tashmë plane për një central të dytë që do të ndërtohet po me ndihmën e Rusisë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, Turqia mund t’i drejtohet edhe Kinës për ta ndihmuar për ndërtimin e një centrali të tretë.

Kompania ruse “Rosatom” është pranë përfundimit të centralit të parë bërthamor të Turqisë dhe Ankaraja thotë se ka plane për ndërtimin e një centrali të dytë bërthamor me teknologjinë e Rusisë.

Ndërsa shtohen sanksionet e qeverive perëndimore ndaj Rusisë, analistët thonë se energjia bërthamore është çelësi që Moska të shmangë izolimin financiar.

“Rosatomi nuk gjendet vetëm në Turqi; është edhe në Hungari, Finlandë, Egjipt dhe Arabi Saudite dhe do që të dalë me sukses projekti në Turqi, që të shërbejë si shembull për të tjerët. Prandaj, Putini do t’i bëjë trysni maksimale Erdoganit”, thotë Mehmet Ogutcu, nga Klubi Energjetik i Londrës.

Stacioni bërthamor në Akkuyu është bërë një simbol i rëndësishëm i forcimit të marrëdhënieve mes presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Ankaraja është e vendosur që ta ulë varësinë e saj nga energjia e importuar dhe analistët thonë se nuk ka shumë alternativa përveç Rusisë – vendi i vetëm që ishte i gatshëm ta financonte këtë projekt prej 20 miliardë dollarësh.

“Problemi është se Perëndimi nuk është gati të investojë në Turqi. Pra do të ishim më se të kënaqur që kompani japoneze, evropiane, apo amerikane të ndërtonin, apo të ndihmonin për ndërtimin e infrastrukturës energjetike të Turqisë, përfshirë atë bërthamore. Por ata nuk janë të gatshëm të financojnë projekte të tilla madhore”, thotë Mithat Rende, konsulent për energjinë.

Megjithatë, ekspertët po ngrenë pikëpyetje ndaj vendimit për të rritur varësinë e Turqisë nga energjia ruse.

“Turqia mbështetet së tepërmi tek Rusia për gazin natyror, naftën e papërpunuar, qymyrgurin dhe produkte të tjera petro-kimike. Dhe politikisht është një marrëdhënie goxha e ngrohtë. Nuk është ide e mirë rikthimi tek ndërvarësia nga Rusia me këto centrale bërthamore. Pasi sot mund të kesh miqësi me Putinin, por Zoti e di se ç’do të ndodhë pas dy apo tre viteve”, thotë zoti Ogutcu.

Ankaraja ka filluar gjithashtu bisedime me Kinën dhe Korenë e Jugut për ndërtimin e një reaktori të tretë. Analistët thonë se për Kinën, një projekt i tillë do të ishte në përputhje me strategjinë e re të Pekinit për të mbështetur projekte të mëdha infrastrukturore.

“Strategjia e ndryshuar është që të investohet në energjinë e gjelbër dhe nënkuptoj me këtë energji të ripërtëritshme. Kinezët janë shumë aktivë në këtë drejtim. Kompanitë kineze janë bërë vërtet shumë konkurruese. Nëse realizohet, do të ishte një ndër investimet më të rëndësishme kineze, jo vetëm në Turqi, por mendoj edhe në rajon”, thotë Cardas Ungor, nga Universiteti i Marmarasë.

Por analistët paralajmërojnë se aleatët perëndimorë të Turqisë do të shqetësohen nga angazhimi afatgjatë i Ankarasë me projekte të mëdha energjetike të Rusisë dhe Kinës, ndërsa vazhdojnë tensionet me Moskën dhe Pekinin

You Might Also Like

Tragjedi në Irak, rreth 50 viktima nga zjarri në një qendër tregtare

Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar

Axhenda ndërkombëtare

Europol dhe Eurojust çmontojnë grupin hakerash pro-rus

TAGGED: ##Energjia bërthamore, #Kinë, #Rusi, #Turqi
Kosova Times June 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rashiq reagon ndaj ndalimit të flamurit serb për Vidovdan

Kosova Times Kosova Times June 16, 2025
CPJ: Numri i gazetarëve të burgosur ka shënuar rritje
Daçiq e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë
Danas: Embargo zgjidh çështjet politike: Sa i kushtoi dogana e Prishtinës ekonomisë serbe në 2019?
Partitë e vogla kërkojnë zgjedhje me lista të hapura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?