By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A janë mediat tona neutrale në fushata zgjedhore?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A janë mediat tona neutrale në fushata zgjedhore?!
Opinion

A janë mediat tona neutrale në fushata zgjedhore?!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/02 at 9:29 AM
Kosova Times Published June 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ditë më parë e bëra një shkrim publicitar për kandidatin shqiptar në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, për një mediumi italian nga i cili e mora këtë përgjigje: “Caro Florim il tuo articolo mi è giunto e mi dispiace dirti che non potrò pubblicarlo in quanto la nostra testata ha rinunciato ai redazionali elettorali non aderendo alla comunicazione di propaganda politica” (I nderuar Florim, artikulli juaj më ka mbërritur dhe më vjen keq t’ju them se nuk do ta botoj dot pasi gazeta jonë ka hequr dorë nga editorialet elektorale duke mos iu përmbajtur komunikimit propagandistik politik). 

Neutraliteti i medias në zgjedhje

Kjo është dëshmia më e mirë e respektimit të politikës redaktoriale të një mediumi në shtetin e lirë dhe demokratik. Mirëpo tek ne në Kosovë, për të mos thënë fare të rralla janë gazetat dhe mediumet e pavarura që i qëndrojnë besnik misionit fisnik të gazetarisë moderne dhe pavarësisë editoriale për të ruajtur neutralitetin në fushata zgjedhore.

Pasi tek ne në Kosovë cenohet pavarësia e gazetarit dhe e mediumit në përgjithësi nga ndërhyrjet e qeverisë dhe partive politike, ku nga kërcënimet e grupeve të interesit deformohet misioni i shenjt të gazetarisë.

Neutraliteti mediatik e ndihmon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe parandalon abuzimet me votën e qytetarëve, pamundëson personalizimin e fushatës nga liderët populist. Pasqyrimi i drejt i fushatës zgjedhore dëshmon para publikut forcën reale mes dy blloqeve politike apo të ndeshjes së dy liderëve, duke i treguar pikëpamjet dhe programet politike, por jo edhe forcën e muskujve të politikanëve në garë.

Falë mediave servile, politikanët tonë për gjysmëshekulli kanë thyer rekorde duke mbetur në pushtet përmes riciklimit politik nga njëra parti tek tjetra. Problemi nuk qëndron tek të ricikluarit, por tek populli që e di mirë kush janë dhe i voton!

Pse ndodh kështu? 

Ndodh sepse, njerëzit e varfër të detyruar nga kushtet e vështira sociao-ekonomike, për të siguruar një vend të punës, regjistrimin në fakultet apo ndonjë privilegj tjetër më të vogël, i cili në rrethana normale është i garantuar nga shteti, detyrohen t’i vardisen çdo pushteti ose të ikin përgjithmonë nga ky vend, ngase alternativë tjetër nuk ekziston!

Gazetarët që i thejnë rregullat e parashtruara nga të fortët e politikës largohen nga puna për shkak të kritikave të qeverisë apo grupeve të interesit brenda partive të caktuara politike, kurse drejtuesit e mediave kërcënohen me mbyllje të aktivitetit informativ.

Mirëpo në këto raste, secili gazetarë duhet ta mbrojë kolegun e vet, duke raportuar rastin tek organet kompetente, duke u solidarizuar apo duke protestuar. Vetëm kështu mbrohet e vërteta dhe ruhet pavarësia e gazetarit dhe i medias në përgjithësi.

Gazetari është dhe mbetët vëzhguesi më i mirë i një procesi zgjedhor, duke raportuar çdo shkelje dhe parregullsi, çdo rënie dhe ngritje reale të partive gjatë procesit zgjedhor deri tek rezultati përfundimtar.

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times June 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Lajçak: Nuk detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Si të pranohem në një universitet jashtë shtetit? Si të fitoj bursë? Si…
Videot e para te sulmit terrorist ne Moske: Të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën (VIDEO)
Daçiq i gëzuar që në seancën e AP të Interpolit Kosova nuk ishte në rend dite
Rrihen 7 persona mes vete në Pejë, lëndohet një polic
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?