By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kongresi Kombëtar Afrikan fillon bisedimet për të formuar një koalicion qeverisës në Afrikën e Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kongresi Kombëtar Afrikan fillon bisedimet për të formuar një koalicion qeverisës në Afrikën e Jugut
Rajon / Botë

Kongresi Kombëtar Afrikan fillon bisedimet për të formuar një koalicion qeverisës në Afrikën e Jugut

Kosova Times
Last updated: 2024/06/02 at 8:37 PM
Kosova Times Published June 2, 2024
Share
SHARE

Afrika e Jugut njoftoi të dielën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, duke konfirmuar se asnjë parti nuk fitoi shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë më vete. Ndërkohë, partitë politike kanë filluar bisedimet për të formuar një koalicion të paprecedentë qeverisës në ekonominë më të përparuar të kontinentit.

Partia Kongresi Kombëtar Afrikan humbi shumicën e saj 30-vjeçare duke marrë rreth 40% të votave në zgjedhjet e javës së kaluar, dhe renditur e para.

Për herë të parë në 30 vjet, ajo duhet të formojë një koalicion qeverisës me një ose disa parti të tjera dhe për të rizgjedhur Presidentin Cyril Ramaphosa për një mandat të dytë. Presidenti zgjidhet nga parlamenti.

“Populli e tha fjalën e tij”, tha Presidenti Cyril Ramaphosa. “Duam apo nuk duam, ata kanë folur. Ne kemi dëgjuar zërat e popullit tonë dhe duhet t’i respektojmë zgjedhjet dhe dëshirat e tyre. Populli i Afrikës së Jugut pret që udhëheqësit e tyre të punojnë së bashku për të përmbushur nevojat e tyre. Është momenti që të gjithë ne ta vendosim Afrikën e Jugut mbi gjithçka tjetër”.

ANC ishte partia e Nelson Mandelës, e cila e çliroi Afrikën e Jugut nga sundimi i aparteidit në vitin 1994. Partia Kongresi Kombëtar Afrikan e qeverisi vendin për 30 vjet me një shumicë komode.

ANC tha më herët të dielën se po fillonte negociatat me të gjitha partitë kryesore në një përpjekje për të formuar qeverinë e parë të koalicionit kombëtar të Afrikës së Jugut.

Sekretari i Përgjithshëm, Fikile Mbalula, tha se partia ishte e hapur për negociata me të gjitha partitë, madje edhe me opozitën kryesore në vend, Aleancën Demokratike, e cila ka udhëhequr kritikat për vite me radhë kundër Kongresit Kombëtar Afrikan. Shumë analistë e cilësojnë koalicionin me partinë opozitare së variantin më të qëndrueshëm. Partia Aleanca Demokratike u rëndin e dyta me 21% të votave, çka nënkupton se të dy partitë do të kishin shumicën e duhur për të qeverisur.

Koalicioni qeverisës duhet të formohet sa më parë pasi Parlamenti i ri i Afrikës së Jugut duhet të zgjedhë një president brenda 14 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.

Zgjedhjet u panë si një referendum i drejtpërdrejtë ndaj qeverisjes 30 vjeçare të Kongresit Kombëtar Afrikan. Kjo parti mbart meritat e çlirimit të Afrikës së Jugut nga regjimi shtypës dhe racist i aparteidit, duke i fituar zgjedhjet e vitit 1994, ku morën pjesë në votime të gjitha racat. Megjithatë, gjatë 20 viteve të fundit, kjo parti ka përjetuar një rënie të vazhdueshme të popullaritetit të saj.

Afrika e Jugut është një shembull udhëheqës për kontinentin dhe botën në zhvillim dhe nga fundi i vitit do të marrë presidencën e Grupit të 20 vendeve të pasura dhe në zhvillim, i vetmi shtet afrikan në atë grup.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

TAGGED: #Afrikë e Jugut, #Cyril Ramaphosa, #Koalicion qeverisës, #Kongresi Kombëtar Afrikan
Kosova Times June 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova e fiton ndeshjen nga Serbia, FHK thotë se do të ankohet në CEV

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor për Kosovën
Policia kërkon ndihmën tuaj për kapjen e këtij personi të arratisur
Gjykata në Bjellorusi dënon aktivisten Yana Pinchuk me 12 vjet burg
Miliarderët i kërkuan Putinit të anulojë dënimet me burg në kembim parash
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?