By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur
December 18, 2025
Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”
December 18, 2025
Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit
December 18, 2025
Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike
December 18, 2025
Konferenca e Ramsteinit ofron angazhim rekord për mbështetje ushtarake të huaja ndaj Ukrainës
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
Rajon / Botë

Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/02 at 10:15 PM
Kosova Times Published June 2, 2024
Share
SHARE

Në zgjedhjet e së dielës, meksikanët ka të ngjarë të zgjedhin për here të parë në historinë e vendit një presidente grua, mes një ish-akademikeje që premton të çojë përpara politikat populiste të udhëheqësit aktual dhe një ish senatoreje dhe sipërmarrëse në fushën e teknologjisë që zotohet të vazhdojë luftën kundër kartelëve vdekjeprurës të drogës.

Gati 100 milionë votues janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për të zëvendësuar presidentin në largim, Andrés Manuel López Obrador. Votuesit do të zgjedhin gjithashtu guvernatorët në nëntë nga 32 shtetet e vendit, do të zgjedhin kandidatët për të dyja dhomat e Kongresit, mijëra kryetarë bashkie dhe drejtues të tjerë lokalë, në procesin më të madh zgjedhor në vend, të shënuar nga dhuna.

Zgjedhjet shihen gjerësisht si një referendum për zotin López Obrador, një populist që ka zgjeruar programet sociale, por në masë të madhe nuk arriti të pakësojë dhunën e karteleve të drogës në Meksikë. Kushtetuta e Meksikës e ndalon rizgjedhjen e presidentit.

Pjesëmarrja u duk të ishte e lartë në kryeqytet ku u panë radhë të gjata votuesish, që në hapje të qendrave të votimit.

Partia Morena e zotit López Obrador shpreson të fitojë reth 2/3 në Kongres, shumica e nevojshme për rishikimin e Kushtetutës dhe për të shkrirë agjencitë mbikqyrëse, që sipas kësaj force politike janë të pafuqishme dhe të kota. Opozita argumenton se një masë e tillë do të rrezikonte institucionet demokratike të Meksikës.

Kandidatet kryesore janë gra dhe njëra prej tyre pritet të jetë presidentja e parë e Meksikës. Një kandidat i tretë nga një parti më e vogël, Jorge Álvarez Máynez, është shumë pas në garë.

Claudia Sheinbaum, kandidate për presidente
Claudia Sheinbaum, kandidate për presidente

Kryebashkiakja e kryeqytetit, Claudia Sheinbaum po kandidon nën siglën e partisë Morena. Zonja Sheinbaum, e cila kryeson garën, ka premtuar të vazhdojë të gjitha politikat e zotit López Obrador, duke përfshirë një pension për të moshuarit dhe një plan në të cilin parashikohet pagesa për të rinjtë praktikantë.

Xóchitl Gálvez, kandidate për presidente
Xóchitl Gálvez, kandidate për presidente

Kandidatja e opozitës, Xóchitl Gálvez, arriti që nga shitja e ushqimeve në rrugë në qytetin e saj të varfër të ngrinte kompanitë e saj të teknologjisë. Ajo kandidon me një koalicion partish opozitare të mëdha. Zonja Gálvez u largua nga Senati vitin e kaluar duke u përqëndruar tek kritikat ndaj vendimit të Presidentit López Obrador për të shmangur përballjen me kartelet e drogës përmes politikës së tij “përqafime jo plumba”. Ajo është zotuar se do të luftojë kriminelët në mënyrë më agresive.

Dhuna e vazhdueshme e karteleve dhe ekonomia janë shqetësimet kryesore të votuesve meksikanë.

Rreth 675,000 meksikanë që jetojnë jashtë vendit janë të regjistruar për të votuar, por në të kaluarën vetëm një përqindje e vogël ka marrë pjesë. Votimi nuk është i detyrueshëm në Meksikë dhe pjesëmarrja e përgjithshme ishte rreth 60% në zgjedhjet e fundit.

You Might Also Like

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Rusia – Britania: Krerët e MI6 dhe SVR zhvilluan një bisedë telefonike

BE-ja ka vendosur sanksione kundër 41 anijeve të tjera të “flotës në hije” të Rusisë

Shtypi gjerman mbi problemet në rrugën Vuçiç-Bruksel

TAGGED: #Claudia Sheinbaum, #Meksikë, #Xóchitl Gálvez, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times June 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
Rusia ka rritur eksportin e platinit në Kinë me gati 300 herë që nga fillimi i vitit
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
Në Manastir u gjet vendbanimi më i vjetër evropian, por Qeveria heshtë që të mos zemërohet Serbia
AAK: Nuk e mbështesim Qeverinë, por e mbështesim planin franko-gjerman
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?