By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNj: Arrestimi i Tefik Mehmetit, revanshizëm i Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNj: Arrestimi i Tefik Mehmetit, revanshizëm i Serbisë
Lajme

KMDLNj: Arrestimi i Tefik Mehmetit, revanshizëm i Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 4:19 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ka reaguar lidhur me arrestimin e Tefik Mehmetit, nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare nën dyshimin për krime lufte në vitin 1999.

Tefik Mehmeti dyshohet nga autoritetet serbe se me 19 qershor 1999 në autodhën Gjilan – Kamenicë ka ndaluar tre policë serbë, gjithnjë sipas autoriteteve serbe, si ushtar i UÇK-së.

Në reagim e KMDLNj-së thuhet se rasti i është dorëzuar Prokurorisë për krime lufte të Serbisë.

“Pas arrestimit ishte një reagim kryesisht politik i institucioneve të Kosovës ndonëse deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për t’i informuar qytetarët e Kosovës për rrezikun e të kaluarit nëpër Serbi për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës, në çfarëdo forme. Reagimi i institucioneve ka qenë automatik, si këngë korale, pasi kanë ndodhur arrestimet. Sidomos për këto dështime dallohet MPJD, që ka përgjegjësi ligjore dhe morale të trajtojë me seriozitet këto raste”, thuhet në reagim.

KMDLNj – ë, në shumë reagime publike ka kërkuar nga qytetarët që eventualisht mund të arrestohen nga policia serbe për shkak të pjesëmarrjes në luftë apo përkrahjes së saj që mos të udhëtojnë përmes Serbisë aq më parë që kanë shumë mundësi tjera.

Sipas KMDLNj-së qytetarët shqiptarë që po arrestohen nuk kanë asnjë mundësi të vizitohen nga organizatat për të drejtat e njeriut, as nga Kosova e as nga Serbia andaj mungojnë informatat për trajtimin e tyre dhe realizimin e të drejtave të njeriut, si persona të privuar nga liria.

“Gjithashtu, kanë probleme për sigurimin e një mbrojtjeje efektive ligjore. Në anën tjetër, shtetasit e Serbisë që mbahen në qendrat e paraburgimit dhe ato korrektuese vizitohen pa asnjë pengesë nga autoritetet kosovare dhe trajtimi i tyre është 100% në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare për persona të privuar nga liria.  Duhet të krijohet një mundësi që shtetasit kosovarë që aktualisht janë në burgjet e Serbisë të vizitohen nga monitorues të pavarur sikur që edhe shtetasit e Serbisë që mbahen në burgjet e Kosovës, gjithashtu të vizitohen nga monitorues të pavarur. Në të kundërtën gjithmonë do të krijohet një mundësi dhe hapësirë për spekulime nga pozita e përfitimit politik. Serbia po e shfrytëzon arrestimin shtetasve të Kosovës të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte për të arrestuar dhe keqtrajtuar shqiptarë të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi”, thuhet tutje.

Përmes këtij reagimi KMDLNj-ë, edhe një herë thërret qytetarët e Kosovës që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi dhe të shfrytëzojnë rrugët tjera sepse Serbia ka mundësi të pakufishme të sajojë prova për kriminalizimin e tyre.

“Në rrethanat aktuale, asnjë shqiptar që udhëton nëpër Serbi nuk ka siguri se nuk do të keqtrajtohet, gjobitet apo privohet nga liria. Pastaj, ndonëse nuk kanë kryer asnjë vepër penale, duhet të shpenzojnë dhjetëra e dhjetëra mijëra euro për ta rifituar lirinë apo për ta paguar dorëzaninë”, përfundon reagimi i KMDLNj-së rreth arrestimit të Tefik Mehmetit.

Ndryshe në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë

Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën

Alarm i rremë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari`

Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgjedhje

79 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

TAGGED: #Arrest, #KMDLNj, #Revanshizëm i Serbisë, #Tefik Mustafa
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times July 17, 2025
Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare
29-vjeçari shqiptar kapet me kokainë të fshehur në pjesët intime, çfarë i gjetën në dhomën e hotelit
Trupat amerikane të gatshme për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme
Ka filluar festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë, “Ylberi i Prishtinës”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?