By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mërkurën nis Panairi i 24-t i Librit ‘Prishtina 2024’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Të mërkurën nis Panairi i 24-t i Librit ‘Prishtina 2024’
Lajme

Të mërkurën nis Panairi i 24-t i Librit ‘Prishtina 2024’

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 1:46 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Shoqata e Botuesve e Kosovës (ShBK) ka bërë me dije se më 5 qershor (e mërkurë), çel dyert Panairi i 24-t i Librit “Prishtina 2024” dhe do të mbyllet më 9 qershor.

Sipas njoftimit të ShBK-së, ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës, RTK-së. Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00.

Ky panair mbahet me moton “Përgjigjja është libri”, ndërsa sipas ShBK-së do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Do të ekspozohen rreth 6 mijë tituj, prej tyre 2 mijë tituj të rinj.

Tutje në njoftim thuhet se në kuadër të këtij panairi do të shënohen 300-vjetori i lindjes së Jul Varibobës, 100-vjetori i lindjes së Atë Zef Pllumit, 100-vjetori i lindjes së Jup Kastratit, 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkës dhe 90-vjetori i lindjes së Ali Aliut.

“Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin: I ftuari i nderit shkrimtari francez Eric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots; botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit”, thuhet në njoftimin e ShBK-së

ShBK-ja thotë se panairin pritet ta vizitojnë rreth 4 0000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

“Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë”, përfundon njoftimi  i Shoqatës së Botuesve të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

TAGGED: #Panairi i 24-t i Librit, #Përgjigjja është libri, #Prishtina 2024, #ShBK, #Shoqata e Botuesve e Kosovës
Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pse ka rëndësi gara për Senatin?

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Reparti i Psikiatrisë për Fëmijë: Investime jashtë, por defekte brenda
Kurti: Vlerësojmë lart mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës
“Nuk jemi Gjermania, fiksojeni këtë”, Sylvinho entuziast: Festojmë dhe mendojnë për Play Off, mund të shkojmë në Botëror
Hapet panairi i produkteve tradicionale në Viti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?