By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vatikani, votuesve evropianë: Të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vatikani, votuesve evropianë: Të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve
Rajon / Botë

Vatikani, votuesve evropianë: Të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/03 at 9:15 PM
Kosova Times Published June 3, 2024
Share
SHARE

Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të votuar për partitë e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e kësaj jave të Parlamentit Evropian, që të ruajnë simpatinë kundrejt migrantëve dhe refugjatëve.

Partitë e të djathtës ekstreme dhe ato konservatore pritet të rrisin shkallën e mbështetjes në zgjedhjet që do të mbahen më 6-9 qershor, çka më pas do të ndikojë në qasje më të ashpër të bllokut evropian në fushën e rendit dhe ligjit, por edhe sigurisë kufitare.

Vatikani zakonisht nuk pozicionohet në rrafshin politik, mirëpo përgjatë 11 vjetëve në krye të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku ka folur disa herë për të drejtat e migrantëve dhe ka bërë thirrje që Qeveritë perëndimore të kenë një qasje më humanitare.

“Votuesit duhet të vendosin veten në këpucët e migrantëve dhe të kuptojnë se edhe ata dëshirojnë një jetë më të mirë në Evropë”, ka thënë kardinali Michael Czerny, udhëheqës i zyrës së Vatikanit për zhvillim njerëzor, në disa deklarime para mediave.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh nën presion të realitetit, historisë, që të ikësh. Shpesh propaganda apo ideologjia sugjerojnë që migrantët janë larguar prej dëshirës: kjo është diçka e rreme, e rreme, e rreme”, ka thënë ai.

Kardinali, i cili është djalë e imigrantëve çekë në Kanada, ka thënë se është e rëndësishme që të mos ketë qasje çnjerëzore ndaj migrantëve.

“Le t’i pranojmë këta njerëz si vëllezër dhe motra, le t’i përsërisim fjalët që t’ua nxjerrim kuptimin.. njohja e tyre si vëllezër dhe motra ndryshon gjithçka”, ka thënë ai.

Czerny e ka përmendur edhe që shumë evropianë kanë histori imigrimi.

“Është turp, njëmend turp që pas një apo dy gjeneratave, një familje mund të harrojë rrënjët e migrimit”, ka thënë mes tjerash ai.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times June 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq për krime lufte

Kosova Times Kosova Times October 24, 2025
Përurohet Klinika e Ortopedisë, investim në vlerë 2.8 milionë euro
Dardanët e rinj nisin përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të EURO 2025
Çfarë e dallon partneritetin e ri midis Rusisë dhe Iranit
Kongresmenët amerikan të indinjuar në Natanjahun: Kërkojnë nga Biden të vendosë sanksione ndaj skifterëve izraelitë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?